Ministri i Jashtëm italian dhe njëherazi zëvendëskryeministër, Antonio Tajani, ka mbrojtur vendimin e Italisë për pezullimin e përkohshëm të Schengenit me Spanjën, duke e cilësuar atë një masë të nevojshme për garantimin e sigurisë.

Në një reagim në rrjetin social X, Tajani deklaroi se "pezullimi i përkohshëm i Schengenit me Spanjën është një zgjedhje e domosdoshme për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbrojtur kufijtë evropianë."

Sipas tij, kriza migratore në Ceuta tregon se mbrojtja e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve anëtare.

"Duhet të punojmë së bashku për të parandaluar hyrjen e flukseve të pakontrolluara të emigrantëve në territorin e Bashkimit Evropian, me të gjitha rreziqet që kjo sjell, përfshirë kërcënimin e terrorizmit, i cili duhet të luftohet pa asnjë hezitim", u shpreh Tajani.


Lajmi kryesor:

Krizë emigracioni në Ceuta! 60 mijë emigrantë hynë me not në 24 orë, gjysma kthehet në Marok, 57 viktima! Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën (VIDEO)