Një autor i njohur grek i librave për fëmijë, Vassilis Papatheodorou, i cili deri vonë mbante postin e shefit të departamentit të fëmijëve të një shtëpie të njohur botuese, po përballet me një ndjekje të rëndë penale për posedim të materialeve pornografike për fëmijë. 53-vjeçari, autor i shumë romaneve për fëmijë dhe të rinj, ndodhet në paraburgim në burgun e Tripolit.
Ai u zbulua oficerët e krimit kibernetik pas skanimit të internetit me softuer të veçantë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, i cili aktivizohet, kur shkarkohen skedarët e pornografisë së fëmijëve. Pas një hetimi që zgjati më shumë se një muaj, analistët e Prokurorisë gjetën në dosjet e tij më shumë se 100 video me materiale të forta pornografike me fëmijë nën 12 vjeç.
Para hetuesit, ai dyshohet se ka treguar se i ka shkarkuar dosjet specifike të pornografisë së fëmijëve për arsye profesionale për të vazhduar me shkrimin e një libri me një temë të ngjashme. Pretendimet e tij nuk kanë bindur prokurorin dhe hetuesin, të cilët i kanë caktuar masën e paraburgimit.
Rasti nga oficerët e shërbimit vlerësohet tejet i rëndë, pasi po hetohen edhe lidhjet e tij me qarqet globale të pornografisë së fëmijëve, ndërsa po shqyrtohet mundësia nëse përveç shkarkimit të materialit porongrafik, i pandehuri në fjalë ka pasur edhe aktivitete të tjera.
Komente











