Arrestohet autori i vrasjes së 
Nikajt, kërkohet vetëm Martinaj

Arrestohet autori i vrasjes së <br />Nikajt, kërkohet vetëm Martinaj
TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të shtunë Emiljano Tashon, autorin e dyshuar të vrasjes së Enton Nikajt, 30-vjeçarit të ekzekutuar 3 ditë më parë në parkingun e lokal “Muragës” në periferi të Tiranës.

Janë këto momentet kur forcat RENEA, të komisariatit numër 1 dhe patrulla “Shqiponja” ndërhyjnë në një magazinë me materiale ndërtimi në lagjen “Ali Demi” ku Tasho qëndronte i fshehur.

vrasja linze autoret
*Momenti i vrasjes së Nikajt

Një operacion në rrugë operative i siguruar nga policia se në atë magazinë qëndronte i fshehur Tasho ka çuar në prangosjen e këtij të fundit. Gjatë arrestimit të 29-vjeçarit policia ka sekuestruar dhe një pistoletë e cila dyshohet se është pikërisht arma me të cilën u ekzekutua Enton Nikaj.


kapet ninaj ne shkoze me logo

Me prangosjen e Mirsad Kuçanajt një ditë më parë dhe të Tashos këtë të shtunë policia tashmë ka në kërkim Ervis Martinaj dhe Bujar Hasanin, ndërsa Oliver Gjoka i shoqëruar për disa orë u la i lirë pasi rezultoi se s’kishte lidhje me vrasjen.

Shkak sipas hetimeve ka rezultuar një borxh prej 200 mijë eurosh që Gaxheri i kishte Martinaj por moskthimi i parave krijoi konfliktin midis grupeve e më pas vrasjen e Nikajt dhe plagosjen e Gaxherit.

Sipas verifikimeve të policisë, të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë nëpërmjet sistemtit Tims në pikat e kalimit kufitar dhe dyshohet se për 2 ditë me rradhë ata janë fshehur duke lëvizur midis Durrësit e Tiranës.

Ervis Martinaj i njohur dhe si biznesmen në llotaritë sportive një dit më parë u dënua dhe nga Gjykata e Tiranës me 90 ditë burg i kallëzuar penalisht pas operacionit “Fund Marrëzisë”.

kapet ninaj ne shkoze me logo


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë