TIRANË-Një avokat është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për 'Ushtrim ndikimi'.
 
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të në kërkim:
 
- Nikolin Vata, 53 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me shkresën e datës 24.06.2017, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike” të parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.

(d.b/Shqiptarja.com)