U përfshi në korrupsion duke marrë 6 mijë euro, SPAK arreston kryetarin e dhomës së avokatisë Lezhë, Sami Dema

Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Sami Dema është arrestuar nga SPAK dhe policia e Kurbinit pasi akuzohet se kundrejt marrjes së parave ndikonte tek gjyqtarët apo prokuroret për të lehtësuar masat e dënimit. Gazetari Arsen Rusta raporton se Avokati Dema akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për t'ia dhënë prokurorëve dhe gjyqtarëve, por hetimi nëse ia ka dhëna apo jo ende nuk ka përfunduar.

56-vjeçari u arrestua pas një urdhër arresti firmosur prej dy muajsh nga prokurori Ended Nakuçi dhe u ekzekutua sot nga policia e Kurbinit.  Hetimi për avokatin Sami Dema daton prej 2019 dhe prej më shumë se 2 muaj ishte i fshehur. Ai është arrestuar gjatë mesditës së sotme ndërsa nesër do të dalë para gjykatës së Posaçme GJKKO.

Sami Dema ka pohuar faktin e përfshirjes në këtë korrupsion dhe ka thënë se ka qenë një marrëveshje mes tij dhe klientit, por SPAK ka dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë  një vepër penale të korrupsionit aktiv.

Çfarë ndodh me dhomën e avokatisë në Lezhë? Është dhoma kombëtarë e avokatisë e cila i pezullon licencën, Sami Demës dhe më pas në rast të një dënimi, ai humb të drejtën e ushtrimit të profesionit, ndërsa sa i takon kreut të dhomës së avokatisë ai zgjidhet mes avokatëve të Kurbinit.

Sami Dema

Po kush është avokati Sami Dema? 56-vjeçari u denoncua në shtator të vitit të kaluar se luante rolin e sekserit të gjyqtarëve.  Ai arriti që të lirojë një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, për këtë ai ka marrë 6 mijë euro. Kastriot Sula e ka denoncuar në media Sami Demën për mos mbylljen e çështjes penale për të vëllain e tij nga gjykata, ndërkohë që kishin paguar avokatin për këtë gjë. Në atë kohë ai tregoi sesi babai i tij pagoi 10 milionë lekë të vjetra avokatin Sami Dema që vëllai i tij Besnik Sula të mos dënohej.

Sipas policisë Sami Dema ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 16/06/2020 23:39

    Nuk po kuptoj Ku eshte SPAK u qe merret me nje avokat fshatar per 6 mije $ Po me politikanet e larte qe kane pervetesuar nga 200-300 million $ kush do merret apo askush?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja