LUSHNJE - Dy qytetar nga Lushnja u arrestuan pasi dhunuan drejtorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë qytet, 27-vjeçarin Krenar Haxhiu.
Julian dhe Ahmet Meço 39 dhe 36 vjeç të dy me banim në lagjen "Skënder Libohova", u vunë në pranga pasi goditën me grushte dhe sende të forta kreun e OSHEE Lushnje. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në nënstacionin elektrik "Biçukas" Divjakë.
Shqiptarja.com meson se Julain Meço ka nje rrjet supermarkesh ne Lushnje.
Ata akuzohen për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" .

Krenar Haxhiu
Për ngjarjen ka reaguar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku në një deklaratë për mediat thotë se dënon ngjarjen dhe përgëzon policinë për kapjen dhe arrestimin e dy agresorëve.
OSHEE i ka kërkuar organeve të drejtësisë që të ndëshkojnë sipas ligjit agresorët, ndërkohë që shton se veprime të tilla nuk do të zmbrapsin këtë institucion nga misioni i saj për rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.
Ja deklarata e OSHEE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dënon ngjarjen e ndodhur në Lushnje ku Drejtori i njësisë së OSHEE-së u dhunua në krye të detyrës.
OSHEE përgëzon Policinë e Shtetit për veprimin e menjëhershëm dhe arrestimin e dy agresorëve në kushtet e flagrancës. Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet e drejtësisë ndëshkimin sipas ligjit të çdo individi që guxon të dhunojë punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes në krye të detyrës.
Është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin në një kohë kur qindra punonjës të OSHEE-së, në kushte të vështira atmosferike, po punojnë anë e mbanë vendit për të eliminuar defektet dhe garantuar furnizimin me energji të qytetarëve.
Shprehim bindjen se veprime të tilla të izoluara nuk do mund ta zmbrapsin OSHEE-në nga misioni i saj për rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com