BEOGRAD- Darko Shariç, i njohur si “mbreti i kokainës në Ballkan”, është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, bëjnë të ditur mediat serbe.
Shariç ishte shpallur në kërkim që prej 2009-tës, pas një megaoperacioni në Uruguajë ku u sekuestruan 2.8 ton kokainë e destinuar në shtete të ndryshme të Europës, përfshi edhe Italinë.
Zyra e Prokurorit Serb për Krimin e Organizuar ka ngritur pesë akuza për Darko Sariçin për tregti ilegale droge dhe pastrim parash.
Operacioni për arrestimin e tij është koordinuar nga dy minsitrat e drejtësisë, ai serb Nikola Selakoviç dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç.
Darko Shariç ishte i pari në listën e shumë të kërkuarve dhe cilësohet si një sukses i policisë serbe pas arrestimit të Miroslav Miskoviç, miliarderit të arestuar dy vjet më parë për mashtrim dhe abuzim me miliona euro.
Kryeministri i ri i dalë nga zgjedhjet e së dielës, 16 mars ka konsideruar luftën kundër korrupsionit dhe krimit një ndër objektivat e tij kryesore.
Shariç, konsiderohet si një nga bashkëpuntorit e shqiptaro-boshnjakt Naser Kelmendi, i konsideruar nga autoritet si ndër bosët kryesor të drogës në Ballkan dhe i arrestuar majin e vitit të kaluar nga EULEX.
Autoritet serbe shkojnë deri aty sa aludojnë për lidhje të Kelmendit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me Ramush Haradinajn.
Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com