LAÇ - Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga u arrestua në flagrancë nga policia, pasi u përfshi në një përleshje masive me anëtarë të familjes Cali në Laç për një konflikt mes tyre në lidhje me tenderin për peshkim në Lagunën e Patokut, e drejtë e cila i është dhënë në mars të 2015 vëllait të deputetit. Bashkë me Prengën u arrestuan edhe 5 persona të tjerë, Anton Leka, Gazmir Jushi Gjokë, Nikoll dhe Gjergj Cali të përfshirë në sherrin e ndodhur pas mesnate. Deputeti Prenga akuzohet zyrtarisht për armëbajtje pa leje, kanosje serioze për vrasje dhe plagosje e rëndë me dashje.
Konflikti me armë, thika dhe mjete të forta ndodhi pranë komisariatit të Kurbinit dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes të cilëve edhe Eduart Prenga, vëllai i deputetit, 2 prej tyre me armë zjarri. Policia e Shtetit konfirmoi se Prenga ka plagosur një person të familjes Cali, Gjergjin, aktualisht i vënë në pranga. Shefi i komisariatit të Kurbinit, Nik Nikolla tha në një deklaratë për mediat se Prenga e ka qëlluar me qytën e pistoletës dhe ende nuk është përcaktuar nëse ka hapur ose jo zjarr me pistoletën e tij.
Sherri nisi fillimisht në lokalin e fisit Cali në zonën e Patokut dhe më pas është zhvendosur përballë komisariatit, aty ku palët kishin shkuar për të kallëzuar njëri-tjetrin për kanosje me jetë.

Armando Prenga dhe lokali i familjes Cali ne Lagunen e Patokut
Shkak për përplasjen mes dy familjeve Prenga dhe Cali është bërë zotërimi i monopolit të peshkimit në ujërat e lagunës së Patokut dhe tregtimit të tij. Këtë fakt e ka pranuar edhe vet deputeti Prenga gjatë komunikimit që pati me avokatin e tij në ambientet e Policisë së Tiranës ku po mbahet prej orës 02:30 të mëngjesit të së shtunës.
Nëpërmjet avokatit Baftjar Rusi Prenga hodhi poshtë akuzën e armëmbajtjes pa leje duke deklaruar se ai ka qëlluar vetëm një herë në ajër për shkak të vetëmbrojties dhe ka përdorur armë me leje. Hetimet po vazhdojnë edhe mbi armët e sekuestruara në vendngjarje dhe në banesat e të përfshirëve në konflikt pasi ka dyshime se disa prej tyre janë pa leje dhe ende nuk dihen nga kush persona janë përdorur.
Por çfarë ndodh tani me deputetin Prenga ndaj të cilit rëndojnë tre akuza?
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme sqaruan se fill pas ndalimit të Prengës në kushtet e flagrancës është njoftuar prokurori i përgjithshëm i cili pritet që brenda 48 orëve ti kërkoj kuvendit lejen për ndjekjen penale të deputetit. Pas lejes nga parlamenti pritet që prokuroria të hënën paradite të dërgojë në Gjykatën e Lartë për masë sigurie Prengën për shkak se kjo gjykatë ka tagrin e vlerësimit të arrestit ndaj një deputeti.
Të njëjtat burime sqaruan se përballë prokurorit Kosta Beluri i cili po ndjek hetimet për këtë konflikt ku është përfshirë deputeti Armando Prenga, ky i fundit ka refuzuar të bëjë deklarime.
Të plagosurit në këtë ngjarje u transferuan në spitalin e Traumës ku pjesëtarët e familjes Prenga e Cali u mbajtën të veçuara nën masa të rrepta sigurie, dhe për gjendjen e tyre shëndetësore bluzat e bardha thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për këtë konflikt policia e shtetit ndaloi fillimisht 36 persona, ndërsa pas hetimeve paraprake ata u lanë të lirë dhe u prenë vetëm 6 urdhër arreste.
Prenga u transferua mëngjesin e sotëm nga policia e Laçit drejt policisë së Tiranës nën masa të forta sigurie, ndërsa për rikthimin dhe rendit e sigurisë në Laç kanë ndërhyrë mbi 130 forca speciale përfshi dhe repartin RENEA.
Ora 17:20 Prenga: Cali më bëri pritë, qëllova për vetëmbrojtje
A1 Report zbardh komunikimin e deputetit socialist Armando Prenga me avokatin e tij Baftjar Rusi në lidhje me përplasjen me armë pranë komisariatit të Kurbinit. Sipas dëshmisë së tij, Prengës i është bërë pritë nga disa persona ndërsa kthehej me makinë nga rruga e Patokut. Deputeti socialist i vënë në prangat e policisë si i përfshirë në konfliktin ku mbetën të plagosur 7 persona, thotë se është kërcënuar me jetë nga Gjok Cali dhe për këtë arsye i ka kërkuar vëllait të tij, Eduartit që të bëjë denoncimin në polici. “Qëllova për të mbrojtur jetën, mu cenua jeta”, ka thënë deputeti Prenga.
“Për shkak të një konflikti për marrëdhënie prone në kthim nga rruga e Patokut më prenë rrugën disa perona, njëri nxori thikën dhe kërkoi hapjen e xhamit, qëllova me armë në ajër në mbrojtje të integriteti”, - mësohet të jetë shprehur Prenga para avokatit të tij.
Ora 15:30 Policia: Ngjarja ndodhi jashtë komisariatit, Prenga qëlloi me qytën e pistoletës
Në një deklaratë zyrtare për mediat shefi i Komisariatit të Lacit tha se përleshja ku u përfshi dhe deputeti Prenga nuk ka ndodhur në ambientet e komisariatit. Ai tha se nga hetimet ederitanishme dyshohet se deputeti socialist të ketë plagosur me qytën e pistoletës Gjokë Calin, dhe se ende nuk është konfirmuar nëse është qëlluar me armë apo jo.
Deklarata e shefit te komisariatit Kurbin
Në vijim të njoftimeve të dhëna për ngjarjen e ndodhur në Kurbin, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ju informojmë se:
- është arrestuar në kushtet e flagrancës deputeti Armando Prenga, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje.
Arresti në flagrancë i deputetit Prenga u krye me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.
Nga tërësia e veprimeve të para hetimore, për të njëjtat akuza u bë arrestimi edhe i shtetasve Anton Leka dhe Gazmir Jushi.
Në pranga janë vënë gjithashtu shtetasit:
- Gjokë Cali, për vepren penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”
- Nikollë Cali, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “Plagosje të rëndë me dashje”
- Gjergj Cali, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “Plagosje të rëndë me dashje”.
Theksojmë se vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur konflikti mes personave të arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ndodhet jashtë ambjenteve të Komisariatit të Kurbinit.
Vendi i ngjarjes është i administruar me prova shkencore, përfshirë materiale filmike dhe fotografike, të referuara në Prokurori.
Policia lokale dhe më pas strukturat e tjera të Policisë së Shtetit vepruan menjëherë me marrjen e njoftimit konform procedurave standarde, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kurbinit dhe Prokurorinë e Përgjithshme, për të çuar përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Aktualisht vijon egzaminimi shkencor më i specializuar i provave të gjetura në vendngjarje apo nga kontrollet në banesa, nën ndjekjen dhe drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se do të vazhdojë të kryejë me profesionalizëm dhe përkushtim detyrën, duke garantuar se askush, pavarësisht statusit, nuk është i paprekshëm përballë ligjit.
Ora 14:25 Avokati: Prenga qëlloi një herë, por arma është me leje
Baftjar Rusi, avokati i deputetit socialist tha në një deklaratë për mediat se Armando Prenga ka pranuar që ka qëlluar një herë me armë ndaj familjarëve Cali, por se kjo ka nodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Po ashtu, ai thotë se arma që ka deputeti Prenga është me leje.
A1 Report siguron foton e lejes së Prengës për të mbajtur armë.

(Në foto: Leja e deputetit Armando Prenga për të mbajtur armë)
Ora 12:59 Njoftimi zyrtar i policies per ngjarjen
Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet.
Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë).
Në momentin që ky shtetas po jepte kallzimin në ambjentet e Policisë, janë afruar përpara ambjenteve te Policisë, në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish, palë në konflikt, në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga. Në debat e sipër ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri. Policët që ndodheshin në Komisariat kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin.
Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur 7 persona:
Polica e Kurbinit ka njoftuar menjëherë prokurorinë e rrethit dhe prokurorinë e Përgjithshme dhe është ngitur një grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e prokurorisë filloi menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, dhe vënien para përgjegjësisë së përgjegjësve.
Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku.
Polica gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton që palët janë konfliktuar për motive pronësie.
Në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në ambjentet e Policisë 36 shtetas nga të dy palët në konflikt.
Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas të përfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurororisë së Përgjithshme për veprime të mëtejshme dhe hetimin e plotë të ngjarjes dhe gjithë personave të përfshirë në të.
Ora 10:50 Mjeku: Në spital vetëm 4 të shtruar, 3 u larguan. Dy u plagosën me armë
Në një deklaratë për mediat, mjeku Agron Dogjani tha se nga 7 të plagosur që mbërritën pas mesnate (rreth orës 01:00), 4 prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, ndërsa tre të tjerë kanë dalë (Gjok, Francesk dhe Gjergj Cali). Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas tij, 5 persona janë plagosur me mjete të forta ndërsa dy të tjerët me armë zjarri (Tom dhe Nikoll Cali)
“Unë jam mjeku i rojes, dr. Agron Dogjani në urgjencën e Poli Traumës pranë spitalit Universitar të Traumës. Unë jam nën shërbimin e rojes, rreth orës 1 të natës u paraqitën një grup pacientësh të cilët ishin pas një zënke, të cilët nuk i di unë. Aty u paraqitën 5 pjesëtarë të familjes Cali nga të cilët 3 pjesëtarë ishin me pothuajse të gjithë me goditje me mjete të forta nga të cilët 3 largohen nga spitali të cilët janë me emrin Gjok Cali 53 vjeç me një plagë në kokë i cili pasi u observua u pa që nuk kishte dëmtime të rëndësishme për të cilat mund të shtrohej në spital dhe është larguar pranë familjes me mjekim ambulator. Po ashtu dhe Francesk Cali 30 vjeç me plagë në regjonin radiokarpal edhe ai u përpunuan plagët, nuk kishte çrregullime ose sëmundje të tilla të cilët përbëjnë një kërcënim për jetën, i'u dha mjekim ambulator dhe shkoi pranë familjes. Po ashtu edhe Gjergj Cali dhe ky kishte nja plagë gjithmonë me goditje me mjete të forta në afërsi të veshit të djathtë për të cilën edhe ai u bë përpunimi primar i plagëve, u mbajt në observacion disa orë dhe u largua pranë familjes. Përveç këtyre janë shtruar dhe 2 pacientë të tjerë po të kësaj familje Cali të cilët kanë 2 dëmtime me armë zjarri të dy në nivelin e kockave të kërcirit në anësine e poshtme të cilët janë pa dëmtime të vatrave kryesore të gjakut, më dëmtime kockorë për të cilët janë trajtuar ekipi ortopedve”, tha mjeku.

Ora 10:40 RENEA “pushton” Spitalin e Traumës
Forca të shumta RENEA kanë rrethuar spitalin e Traumës, aty ku ndodhen të plagosurit nga përleshja në Kurbin.
Të plagosurit janë nën ruajtjen e policisë pasi janë nën arrest.
A1 Report sjell fotot.

Pamje nga Spitali i Traumës
/Shqiptarja.com

- Gazmir Jushi, 39 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta, jashtë rrezikut për jetën.
- Eduart Prenga, 36 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta jashtë rrezikut për jetën.
- Tom Cali, 66 vjeç banues në Fushë Kuqe, i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën.
- Gjergj Cali, 55 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.
- Gjok Cali, 51 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.
- Nikoll Cali, 53 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.
- Françesk Cali, 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta.

VIDEO