TIRANE- Drejtori i Hipotekës së Lushnjës Elvis Bajaziti dhe shoferi i tij, Aurel Tiranishti janë vënë në prangat e Policisë së Lushnjes pasi u kapën në flagrancë duke marrë ryshfet. Policia ka bërë të ditur se arrestimi ka ardhur pas hetimeve dhe vënies në përgjim të dy personave. Ndërsa mësohet se bëhet fjalë për marrjen e një certifikate pronësie për një objekt në Lushnje.
Arrestimi
Bajaziti dhe Tiranishi u kapën duke i marë 3000 Euro shtetasit me iniciale D.B. nga qyteti i Lushnjes. Policia bëri të ditur se në këmbim të dhënies së certifikatës së pronësisë D.B duhej të paguante 3 mijë euro. Drejtori i ZRPP në Lushnje Elvis Bajaziti, 29 vjeç banues në lagjen “Kongresi” dhe Aurel Tiranishti, 35 vjeç, banues në banues në lagjen “Gafur Muço” të Lushnjes u kapën në flagrancë nga efektivët e Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Lushnje në lokalin e D.B. teksa i merrnin atij shumën e parave.
Shoferi, Aurel Tiranishti kishte rolin e sekserit në paratë që u merrnin qytetarëve. Tashmë dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale të "korrupsionit pasiv" dhe "ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Burimet kanë bërë të ditur se të dy personat janë vënë në përgjim prej prokurorisë. Ndërsa në momentin e sigurimit të provave si dhe të arritjes së një marrëveshje për dhënien e certifikatës së pronësisë në këmbim të parave, u bë e mundur dhe ndalimi në flagrancë të kreut të hipotekës dhe shoferit të tij.
Si Bajaziti dhe Tiranishi njihen si mbështetës të LSI-së. Madje Bajaziti është emëruar në krye të ZRPP në vitin 2014. Pavarësisht kësaj, menjëherë pas arrestimit, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka vendosur shkarkimin e Bajazitit ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët të denoncojnë rastet korruptive.
Shkarkimi
“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin në çdo qelizë të administratës publike. Inkurajojmë organet ligjzbatuese dhe i mbështesim ato në goditjen e këtyre fenomeneve që shfaqen në institucionet e shërbimit publik", është shprehur Naço në një deklaratë të dhënë për mediat. Ndërsa është bërë e ditur se kreu i hipotekës është shkarkuar nga detyra. Ministri tha se inkurajon qytetarët, që të vijojnë denoncimin e çdo sjelljeje apo veprimi korruptiv nga punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Reforma
Hipotekat mbesin nga pikat delikate në regjistrimin e pronave. Ndërkohë që për të sjellë hapa konkrete është propozuar dixhitalizimi i veprimeve. Madje një tjetër formë e zgjidhjes së konflikteve të pronësisë ka qenë dhe regjistrimi fillestar i të gjithë pasurive. Kjo për të shmangur konfliktet mes palëve si dhe për të sjellë veprime më transparente.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO