Drejtori i Ndërmarrjes së ujësjellës Kanalizimeve në Ersekë, Oresti Malushi është vënë në pranga nga policia, pasi ai ka kërcënuar një nga biznesmenët e zonës.
Sipas policisë, Oresti Malushi e ka kërcënuar me armë zjarri biznesmenin Zylyftar Byreku, pas një konflikti që ata patën me njëri-tjetrin në një lokal vetëm 4 ditë më parë.
Mësohet se Malushi, është arrestuar mbrëmjen e të dielës, ndërkohë pasditen e po asaj dite, 28 shkurt, policia deklaroi se po ndiqej në gjendje të lirë pasi kërcënoi me armë Zylyftar Byrekun, militant i Partisë Demokratike.
Prokuroria pretendon se ndaj tij ekzistojnë prova shkencore që e implikojnë. Fillimisht ka qenë Partia Demokratike që ka denoncuar incidentin, por më pas kreu i PS-së në Leskovik, Sergei Peshtani, i cili u përmend si person që ishte përfshirë në ngjarje ka mohuar që të jetë regjistruar ndonjë kërcënim i tillë.
Ai është arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për dy vepra penale, përkatësisht atë të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Oresti Malushi përveçse drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve është njëkohësisht edhe kreu i Partisë Socialiste në Kolonjë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com