Drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Sarandës i cili mban dhe postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Finiq është arrestuar nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të këtij qyteti.

Report Tv mëson se Thoma Kallojeri ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me një sasi të lartë alkooli kur dhe i janë vënë prangat në orët e vona të mbrëmjes së 1 shtatorit 2023. 

I arrestuari, 67-vjeçari Thoma Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Finiqit, informon gazetari i Report Tv, Limos Didani.