BILISHT- Një 27-vjeçare e identifikuar si Deizi Arapi ka rënë në prangat e policisë dhe motra e saj është vënë nën hetim pasi prishën qetësinë publike duke krijuar shqetësime dhe zhurmë  për banorët. Burime bëjnë me dije se ishte së bashku me motrën e saj, Xhesi, 23 vjeçare kur ofendonin personat që kalonin në rrugë në orët e para të mëngjesit.

Ishin vetë banorët që njoftuan policinë. Gjatë momentit të shoqërimit në komisariat, të rejat kanë kundërshtuar efektivët dhe i kanë fyer. Materialet në ngarkim të dy të rejave i kaluan prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Emri i Deizi Arapit nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2018 i dogjën mjetin e saj, që dyshohet se mund te ishte bërë për hakmarrje, mes vajzash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Shante njerëzit në rrugë bashkë me motrën, kush është 27-vjeçarja që u arrestua në Bilisht! Në 2018 i dogjën makinën për hakmarrje

 

Deizi Arapi është 27-vjeçarja që u arrestua nga policia e Devollit pasi prishi qetësinë publike në orët e para të mëngjesit. Ajo së bashku me motrën e saj 23-vjeçare Xhesi, u kthyen në shqetësim për banorët, të cilët njoftuan policinë. Të dyja qëndronin në makinë dhe shanin personat që kalonin.

Edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Emri i Dezi Arapit nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2018 i dogjën mjetin e saj, që dyshohet se mund te ishte bërë për hakmarrje, mes vajzash.