KUKES - Burrë e grua dhe një vajzë 35-vjeçare të cilët hiqeshin si fallxhorë u arrestuan në flagrancë nga policia e Kukësit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një banesë ndërsa pronarja ndodhej aty. Sipas policisë, tre të arrestuarit e kanë mashtruar pronaren 61-vjeçare dhe pasi i kanë vjedhur para dhe bizhuteri janë larguar në drejtim të Dibrës.
Ngjarja ndodhur në Kukës, ku policia vuri në pranga Ardian Rakipin dhe Vjollca Gatalin të dy 42 vjeç me banim në fshatin Halil, dhe 35-vjeçaren Elena Muhaxheri po nga ky fshat.
Ata kanë shkuar të tre në banesën e 61-vjeçares R.M në Kukës dhe nëpërmjet mashtrimit i kanë vjedhur një shumë prej 500 Euro, 3000 lekë, një varëse floriri, një palë vath floriri, dy unaza prej sermi dhe materiale të tjera, sende të cilat ju sekuestruan të arrestuarve.
Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja nëpërmjet mashtrimit, kryer në bashkëpunim”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com