Një punonjës i Gardës së Republikës ka rënë në prangat e policisë pasditen e kësaj të marte, pasi prej 5 muajsh ka përndjekur një vajzë, të cilës i kërkonte lidhje intime.  

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë gardistin me detyrë trup shërbimi, N/oficer Leard Xhika, për veprën penale të “Përndjekjes”.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja me iniciale E.L. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë dhe në prani të specialistëve të SH.Ç.B.A Tiranë ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës Xhika, në vijimësi, për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.

Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambjente të tjera publike.

Leard Xhika, i martuar dhe me fëmijë
Leard Xhika, me detyrë nënoficer i Gardës së Republikës rezulton i martuar dhe me fëmijë. Xhika duket mjaft aktiv në rrjetin social Facebook ku nuk ngurron të postojë foto me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. 

Ai sot u arrestua nga policia me akuzën e përndjekjes së një vajze, të cilët i kërkonte lidhje intime. 
leard xhika
leard xhika
(N/oficer Leard Xhika)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com