DURRES - Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga gjykata me masën e sigurisë “Arrest me burg”, i akuzuar si autori i disa vjedhjeve.
Në prangat e policisë ka rënë Julian Spahi 40 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes “.
Sipas policisë, shpallja e tij në kërkim është bërë pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës me vendim datë 11.07.2014 ka caktuar masën e sigurisë “ Arrest në burg “ për veprën penale të vjedhjes në lidhje me ngjarjen e datës 26.06.2014 në lagjen Nr.3 Durrës , ku 40 vjeçari ka vjedhur një “Fast Food” në pronësi të shtetasit E.M.
Gjithashtu ky person ka qenë i shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe konkretisht:
1.Më datë 24.12.2013 Juljan Spahi është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.2 Tiranë , për arsye se më datë 19.12.2013 në rrugën “Themistokli Gërmenji “ i ka vjedhur një telefon të markës “Galaksi – II” shtetasit J.K.
2.Më datë 03.06.2014 Juljan Spahi është shpallur në kërkim për arsye se : Më datë 24.02.2014 ky shtetas ka vjedhur një kompjuter të markës “ACER” në zyrën e firmës së” Ndërtimit “ Gu-Al-01” me perfaqësues shtetasin V.K .
3.Më datë 18.12.2014 Juljan Spahi është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policise Qarkut Tiranë , pasi me Vendim date 03.12.2014 të Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë , ai është dënuar me 9-muaj burg , për veprën penale të “Vjedhjes “.
4. Më datë 17.11.2014 Julian Spahi është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë , pasi me vendim datë 21.10.2014 të Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë , ky shtetas është dënuar me 1-vit burg , për veprën penale të “Mashtrimit “.
5.Më datë 11.11.2014 në lagjen Nr.17 Durrës rreth orës 03.30 Jualin Spahi, ka vjedhur me thyerje lokalin “bar Bufe” në pronësi të shtetasit I.M , ku i ka vjedhur nje sasi prej 20.000 lekë.
Në lidhje me këtë ngjarje Prokuria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës ka regjistruar Procedimin Penal për veprën penale të “Vjedhjes “.
6.Më datë 27.11.2014 në lagjen Nr.3 të qytetit Durrës, gjate natës ka vjedhur me thyerje lokalin “ Bar Bufe” në pronësi të shtetasit A.Ç, ku i ka vjedhur një kompjuter të markës “H.P”.
Në lidhje me këtë ngjarje Prokuria pranë Gjykatës se Shkallës Parë Durrës ka regjistruar Procedimin Penal për veprën penale të “Vjedhjes “.
7. Më datë 02.12.2014 në lagjen Nr.1 të qytetit Durrës, rreth orës 16.45 ka vjedhur me thyerje dyqanin “Kancelari” në pronësi të shtetasit F.M, ku i ka vjedhur një kompjuter të markës “H.P” dhe dy telefona celular. Sendet e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kryerjes së veprimeve hetimore.
8.Më datë 15.12.2014 në lagjen Nr.1 Durrës Jualin Spahi gjatë natës ka vjedhur lokalin “Lloto Sport “ në pronësi të shtetasit G.M , ku ka vjedhur dy televizorë te markës “ Fuego” 32-polesh si dhe nje aparat “Dixhital”.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprimet mëtejshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com