Arrestohet një person i cili dyshohet për disa ngjarje të ndodhura.

Pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë, personi u arrestua në flagrancë pasi u kap me një dozë lënde narkotike heroinë.

Zbulohet se ai ka kryer  7 vjedhje banesash e automjetesh të ndodhura më parë.

Më datë 15.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet dhe Narkotikët, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Xhino Gjohilaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve të ndodhura si më poshtë:

•Më datë 04.10.2017, në lagjen Çlirim, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit E.P.

•Më datë 24.09.2017, në lagjen 22 Tetori, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit D.M dhe i ka vjedhur kasetofonin.

•Më datë 07.11.2017, dyshohet se në fshatin Velabisht në banesën e shtetasit D.D ka vjedhur një frezë dore.

•Më datë 25.11.2017, në banesën e shtetasit D.M në fshatin Velabisht dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune.

•Më datë 13.12.2017, në lagjen Çlirim dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit L.S dhe i ka vjedhur një çant dore.

•Më datë 01.01.2017, në lagjen Çlirim dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Mazda në pronësi të shtetasit R.R, ku ka vjedhur një çant dore dhe disa bizhuteri.

•Më datë 15.01.2017, në rrugën Osumi, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetases E.H, ku ka vjedhur dy parfume dhe një palë çelsa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ”Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 283, 134, 150 i Kodit Penal.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com