MALLAKASTER - Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur burrë e grua në fshatin Belishovë të Mallakastrës dy ditë më parë. Sipas policisë së Fierit, shtetasi Xhevit Malko, 20 vjeç dyshohet të jetë i dyshuari kryesor në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Enver dhe Azbie Myftaraj, ndërsa motivi i këtij akti të rëndë është vjedhja në banesë. Ndërkaq, të njëjtat burime konfirmojnë edhe arrestimin e të atit të 20-vjeçarit, Bajram Malko nën akuzën se ka penguar zbardhjen e ngjarjes. Sipas policisë Xhevit Malko ka tentuar të hapë kasafortën, ndërsa është sekuestruar arma dhe një motoçikletë.
20-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimave në momentin kur në shtëpi ndodhej vetëm Azbzie Myftari të cilën e kanë therur dhe trupin e saj e kanë fshehur në dyqanin pranë shtëpisë.

Ndërsa kur bashkëshorti është kthyer në shtëpi është përballuar me agresorin të cilët e kanë qëlluar më një armë gjahu. Autori i ka vënë flakën shtëpisë dhe dyqanit, duke shkrumbuar gjithçka. Ngjarja është mësuar nga vëllai i viktimës, i cili është kthyer nga puna në këtë orë dhe ka arritur të shikojë nga larg flakët. Ka qenë ai që ka njoftuar policinë dhe zjarrfikëset. Burimet e para thonë se autori ka hyrë për të vjedhur në këtë shtëpi, sepse në të është tentuar hapja e kasafortës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi më 26 tetor, ku çifti Enver, rreth 55 vjeç, dhe Azbie Myftari, 52 vjeçe u vra me armë zjarri dhe më pas autori i ka vënë flakën banesës së tyre dhe lokalit të vogël që ata kishin në pronësi duke tentuar t'i djegin brenda dhe të humbin çdo gjurmë.
SI U ZBULUA KRIMI
Pak para mesnatës, kishte qenë i vëllai i Enverit, Flamuri i cili sapo ka dalë nga shtëpia e tij ka parë flakë dhe tym që dilte nga banesa e të vëllait Enverit. Menjëherë ka njoftuar vëllezërit e tjerë të cilët banojnë në distanca të afërta me njëri tjetrin. Ata kanë mundur të nxjerrin nga banesa në flakë të vëllanë Enverin, por nuk kanë mundur të nxjerrin bashkëshorten e tij. Ata kanë parë se i vëllai kishte plagë të shkaktuara nga armët e zjarri. Më pas ka qenë policia dhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të bashkëshortes Azbies, nga banesa. Këta të fundit ishin lamjëruar nga vëllezërit Myftari.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com