Tropojë-Ditën e sotme policia ka arrestuar 43 vjeçarin, Shpend Demaj, banues në Tropojë. Arrestimi është bërë në kuadër të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

Operacioni është realizuar nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër.

43 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës,  për veprën penale “Vrasja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia , i gjendet dhe sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

 

 

 

 

 

 

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi:

ZQK Interpol Tiranë me shkresë 4604/3KL/, Nr. Prot. BM 233/14, datë 14.05.2014, e ka shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe", pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr.PP.no.77/12 , datë 13.07.2012 ndaj tij për veprën penale "Vrasje e rënde me dashje" parashikuar nga nenet 147 (9, 11) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e shtetasit Shpend Demaj, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com