Për të 5-tën javë radhazi, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, do të vijojnë me protestën përpara kryeministrisë, që zhvillohet çdo të hënë.

Tubimi do të zbagjë dy orë, ndërsa Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa përsa i përket qarkullimit rrugor. Qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të bllkohet në orën 15:00 deri në përfundim të tubimit në orën 20:00.

Ndalimi i qarkullimit do të vijojë më tej nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.

“Tiranë

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nme qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit. Konkretisht:

-Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim”, thuhet në njoftim.

Berisha vijon organizimin e protestave me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës ndërkohë që herën e fundit nuk mblodhi as 100 militantë.

Lajmi në përditësim...