ELBASAN- Një 31-vjeçar i kërkuar për pastrim parash është arrestuar në Elbasan. Të riut i është sekuestruar pasuri me vlerë 136 mijë euro që dyshohet se i ka vënë përmes veprimtarisë kriminale.
Konkretisht, i është sekuestruar një apartament në Durrës dhe 3 makina. Ndaj 31-vjeçarit, Marsel Arani, Gjykata e Elbasanit, me datë 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Po ashtu, i riu rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.
"Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Resource".
Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi", njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni
30 Mars, 09:54
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete
29 Mars, 22:26
-
Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan (VIDEO)
29 Mars, 14:38
-
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare
29 Mars, 14:05
-
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
29 Mars, 00:01
-
Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Berisha e di që do humbasë, do thotë 'e vodhi Sorosi' (VIDEO)
28 Mars, 17:33
-
Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve
28 Mars, 15:20
-
Më inovatori, prezantohet projekti i Automotopark në Elbasan! Rama: Brenda 2030 presim Formula 1! I hapur 365 ditë të vitit
28 Mars, 13:21
-
Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara
28 Mars, 12:25
-
Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama: Ta kthejmë në një destinacion! Pika që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin! Bashkë me Auto Moto Parkun, frymëmarrje e re për qytetin
28 Mars, 12:07
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02