Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Bologna pasi u kap me kokainë. Pasditen e djeshme, po udhëtonte automjetin tip Nissan Pixo kur policët urhdëruan ndalimin e shqiptarit që s’kishte as leje drejtimi apo dokumente të tjera identifikimi.
Policët e shoqëruan në shtëpinë ku shqiptari i tha se banonte dhe vunë re shenja nervozimi. Sapo arritën në derën e shtëpisë në Via Monte Grappa, u përpoq të largohej duke i hedhur karrige dhe një aspirator kuzhine.
Pasi i kërkuan që të qëndronte i qetë dhe ai nuk po ndalej, policët përdorën elektroshok që ta bllokonin. Ata ushtruan kontroll dhe iu gjetën 51 gram kokainë.
Për këtë arsye 23-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua për trafik droge dhe rezistencë ndaj policisë.