Një inspektor policie në funksionin e magazinierit në stacionin kufitar Qafë-Prush në Kukës, u vu në pranga pasi në inventar i mungonin 12 mijë fishekë luftarake. Ndaj Përparim Dautajt, i cili është edhe instruktor qeni, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë të "arrestit me burg" e cila u ekzekutua këtë të mërkurë me prangosjen e tij. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë nga hetimi disa mujor, ka dalë në përfundimin se punonjësi i policisë në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me aktet që normojnë punën për administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale i mungonin në inventarin e magazinës së municioneve një sasi prej 12 mijë fishekësh luftarakë me vlerë prej 600 mijë lekë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com