Arrestohet ish oficeri i policisë së Lezhës, ishte në kërkim pasi lejoi kultivimin e kanabisit në 2022 në Ungrej
Ish oficeri i Lezhës, Klisman Nikolli
AMP ka arrestuar ish oficerin e policisë së Lezhës, Klisman Nikolli, i cili ishte në kërkim për shpërdorim detyre, pasi lejoi kultivimin e kanabisit në vitin 2022 në Ungrej të Lezhës.
Në nëntor të vitit 2022, Klisman Nikolli u arrestua në Itali për vjedhje. Menjëherë pas arrestimit, Nikolli u përjashtua nga rradhët e policisë së Shtetit.
Sa i përket kultivimit të kanabisit, ishin dy vite hetime prej AMP, që zbuloi së bashku me Klisman Nikollit edhe një oficer tjetër si Serxhio Xhamalloti që kishte lejuar kultivimin e kanabisit.
Bazuar në këto hetime, Gjykata e Lezhës caktoi masën e arrestit në burg për të dy, bëhet fjalë për 29 korrikun e vitit të shkuar.
'Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë K.N., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.', thuhet në njoftimin e AMP.
Pas pothuajse një vit në kërkim tashmë ekzekutohet masa e arrestit të caktuar nga Gjykata për Nikollin.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:
-
Shumë
93%
-
Pak
6.5%
-
Mjaftojnë
0.4%
Vota total: 39570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks turistësh në Fishtë të Lezhës! Vizitorët veçojnë historinë, kulinarinë dhe mikpritjen
14 Korrik, 13:47
-
Shkodër/ Asgjësohen 5638 bimë dhe fidanë kanabis, nuk dihen autorët
14 Korrik, 11:30
-
Shëngjin/Operatorët turistik: Sezoni nuk po i përmbush pritshmëritë! Pushuesit ankohen për çmimet e larta!
13 Korrik, 16:45
-
Video/ Shalqi me shumicë në Lezhë, por s'ka blerës! Po kalbet në fushë! Çfarë thonë fermerët dhe ekspertët
13 Korrik, 15:50
-
Mirditë/ Asgjësohen 374 bimë kanabis, vihet në pranga 27 vjeçari! Procedohet kryeplaku i fshatit (VIDEO)
13 Korrik, 10:08
-
Lezhë/ Me makinë në breg e mes pushuesve në Kune Vain, 60 mijë lekë gjobë shoferit
12 Korrik, 09:42
-
Vrasja e ish-drejtorit të OST në 2016, Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë vrasësin me pagesë
12 Korrik, 08:50
-
Lezhë/ Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 40-vjeçari dërgohet në spital
11 Korrik, 17:47
-
Britani/ U kap në një fermë kanabisi, 26- vjeçari shqiptar dënohet me 12 muaj burg
11 Korrik, 16:45
-
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë
11 Korrik, 15:24
-
Lezhë/ Gruaja lind fëmijën në ambulancë, nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë
11 Korrik, 14:53
-
Vrau dhe groposi 16-vjeçarin për t’i grabitur Rolexin, Gjykata e Lezhës dënon burg përjetë Kristjan Cenajn
10 Korrik, 18:21