Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, zyrtari akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak

Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, zyrtari akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak

Kim Yong Hyun

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes për rolin e tij në shpalljen e papritur të ligjit ushtarak nga Presidenti. Kim Yong-hyun dyshohet se ka ndikuar te Presidenti Yoon Suk Yeol për të marrë një vendim të tillë.

Kim Yong-hyun i cili dha dorëheqjen të mërkurën (4 dhjetor) është figura e parë e lartë që është arrestuar për këtë rast.

Ish-ministri i Mbrojtjes, më 8 dhjetor u dërgua në një qendër të paraburgimit në Seul, pasi u hetua nga prokurorët, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili foli në kushte anonimiteti.

Pavarësisht se zyrtari nuk dha detaje të tjera, mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim u paraqit vullnetarisht para zyrës së prokurorëve në Seul, ku iu sekuesttrua telefoni dhe u arrestua. Po ashtu thuhet se Policia kontrolloi shtëpinë dhe ish-zyrën e Kimit sot (8 dhjetor).

Ky zhvillim vjen një ditë pas Yoon shmangu një mocion për shkarkimin e tij, të iniciuar në Parlament nga opozita, pasi ligjvënësit e partisë në pushtet bojkotuan votimin. Për kalimin e mocionit për pezullimin e detyrave të presidentit kërkohen dy të tretat e shumicës në Parlament.

Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike tha se do të përgatisë një mocion të ri për shkarkimin e presidentit.

Më 3 dhjetor Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, pasi e konsideroi të nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët kundër shtetit.

Ai u zotua të çrrënjosë "forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut" dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Ndërkohë disa orë më vonë ai u detyrua të tërhiqte vendimin pasi ligjvënësit u përballën me ushtrinë në Parlament dhe votuan për ta zhbërë vendimin dhe mijëra njerëz protestuan jashtë Parlamentit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës