LEZHË – Kapiteni i Kapitenierisë së Portit Detar të Shëngjinit është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit pasiv bashkë me pronarin e një mjeti lundrues, ndërsa një punonjës policie është shpallur në kërkim.
Operacioni është realizuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, që ekzekutoi vendimet e Gjykatës së Durrësit për Shkëlqim Celami, me detyrë Kapiten në Kapitenerinë e Portit Detar Shëngjin dhe vendimin e Prokurorisë për Reoland Lekaj, pronar i mjetit lundrues “Sarda”.
Ndërsa është shpallur në kërkim B.Ç., me detyrë punonjës i Policisë në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga një hetim 4-mujor, B.Ç., në bashkëpunim me Reoland Lekaj kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj shtetasit Shkëlqim Celami, për lëshimin në mënyrë të kundraligjshme të Dëshmisë së Aftësisë së Lundrimit për mjetet e vogla, në favor të shtetasit Reoland Lekaj, pronari i mjetit të lundrimit “Sarda”.
Kundrejt shpërblimit prej 3000 euro, të dhëna nga Lekajt, me ndërmjetës punonjësin e policisë B.Ç., kapiteni Celami krijoi favore për lëshimin në liqenin e Vaut të Dejës me dokumentacion jo të përshtatshëm të mjetit lundrues “Sarda”.
Mjeti i lundrimit së bashku me certifikatën e Dëshmisë së Aftësisë së Lundrimit, me vendim të organit të Prokurorisë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, burime nga SH.Ç.B.A thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se për gjashtë muajt e fundit, në total janë arrestuar 35 zyrtarë, ku 17 prej tyre janë arrestuar vetëm në Tiranë
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO