TIRANË- Këngëtari i njohur i muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Bujar Çiçi ka rënë në prangat e policisë. Kjo sepse nga sa bëjnë të ditur burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Mësohet se nesër, Çiçi do të dalë përpara gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Çiçi është autor i disa këngëve si “Kush ma i pari boni”, “Jom n'Tiron 500 vjet' apo Nji Tirone nuk bohen dy”.