KORÇË- Arrestohet në flagrancë L.M, 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje dhe vihet nën hetim bashkëpuntori i tij F.A, 35 vjeç, pasi shpërndanin kanabis. F.A. jetonte në fshatin Hotolisht në Librazhd dhe ishte i dënuar më parë për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe organizonin punën kryesisht në lagjet nr.8 dhe nr.17 të qytetit të Korçës. Policia sekuestroi 35 doza me kanabis, 17.500 lekë në mjetin“Citroen” dhe disa doza të tjera kanabis në banesën e F.A. Policia po heton për të marrë më shumë informacione mbi ngjarjen.