Kryetari i Bashkisë së Pustecit, një bashki minoritare në Pogradec është arrestuar nga policia maqedonase. Edmond Themelko ka përfunduar në prangat e policisë në Resnje. Arrestimi i tij është pjesë e një operacioni të nisur nga prokuroria në Shkup, i koduar me emrin “Titanik”.
Pjesë e këtij hetimi janë dhe ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulloska, si dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.
Prokuroja Fatime Fetai në një konferencë për shtyp tha se 8 të akuzuarit, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Pustecit, akuzohen për manipulime në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të vitit 2012.
Nga hetimet ka rezultuar se, të drejtuar nga Jankulovska dhe nga Mile Janakieski, 6 personat e tjerë ku përfshihet dhe Edmond Themelko kanë blerë votat për partinë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ndërkohë përveç arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Pustecit, prokuroria ka lëshuar edhe 7 fletë-arreste.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com