Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Mediat në Kosovë raportojnë se shkak i arrestimit të tij ishte dhunimi që ka kryer ndaj zyrtarit të FFK-së,  Artan Govori.

Vetë Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat dhe në të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i FFK-së e cila theksoi se " pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit" duke e mohuar një sulm fizik.

Por vetë Atan Govori pretendon se nuk ishte  vetëm një debat por një sulm që është dashur të denoncohet në polici.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Arrestohet babai i Capital T, ky është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës që dhunoi zyrtarin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme është babai i këngëtarit të njohur, Capital T.

Reperi ende nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ngjarjen.