Një 42-vjeçar me iniciale A. M., është arrestuar në Rinas teksa po tentonte të futej në Shqipëri, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane.
Ndaj tij, Gjykata e Gjenevës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. I akuzuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
42-vjeçari është banues në Itali ndërsa autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me homologët në Zvicër me qëllim ekstradimin e tij.
“-arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit”, thuhet në njoftim.
Komente










