BULQIZË- Kryebashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla është arrestuar me urdhër të SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, ndërsa mësohet se Alla është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Arrestimi i Allës, vjen dy muaj nga zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj.

Report Tv ka sjellë video nga aksioni i policisë dhe BKH-së në Bulqizë gjatë kontrollove në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës. Nuk dihet se pse BKH ka kryer kontrolle në banesën e shtëpisë së Lefter Allës. Ndërkohë dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.

Por vetë Alla hodhi poshtë akuzat dhe tha se ajo është montazh. Ndërkohë nga përgjigjet e analizave të kryera pranë laboratorit të policisë shkencore rezultoi se nuk ishte konsumues i lëndëve narkotike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Report Tv sjell video, policia dhe BKH mësyjnë në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës

Report Tv ka sjellë video nga aksioni i policisë dhe BKH-së në Bulqizë gjatë kontrollove në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës, i arrestuar mbrëmjen e sotme nga SPAK. Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat publike.