Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi prej një viti ishte kthyer në makthin e shoferëve në Tiranë, për shkak se u vidhte gomat e makinave.
 
Ervis Zervo është arrestuar sepse në harkun kohor të një viti kishte vjedhur gomat e 11 makinave. Ervis Zervo lëvizte në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas grabiste 1-3 goma të makinave, kryesisht gjatë natës.
 
30-vjeçari u vendoste gurë makinave në pjesën e poshtme dhe më pas, nëpërmjet krikos dhe disa pajisjeve të tjera i hiqte gomat e makinave dhe i shiste.
 
Ervis Zervo vidhte goma nga makina të ndryshme si Mercedez-Benz, Audi dhe Volfsvagen.
 
Policia ka dokumentuar 11 raste vjedhjes, kjo edhe falë pamjeve të kamerave të sigurisë, ndërkohë që mendohet se 30-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera.


[gallery]23785[/gallery] 
Informacioni i Policisë Tiranë
Tiranë.
 
Finalizohet operacioni policor i koduar "Gomat".
 
Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhje të ndodhura në juridiksionin e D.V.P. Tiranë gjatë këtij viti.
 
Policia arreston 30 - vjeçarin.
 
Sekuestrohen goma makine, disqe, dadiçekë, kriko, pamje filmike të kamerave të sgurisë në vend dhe një automjet.
 
Shërbimet e Komisariatit të policisë nr.4, në kuadër të operacionit policor të koduar "Gomat", më datë 06.09.2017, arrestuan shtetasin :
 
- Ervis Zervo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes".
 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i rasteve të vjedhjeve të mëposhtme të ndodhura në juridiksionin e D.V.P. Tiranë gjatë këtij viti :
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2017, ku në rrugën "Qemal Stafa", është vjedhur një gomë e mjetit tip "Volksëagen", në pronësi të shtetasit E.R., 30 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2017, ku në rrugën "Ali Baushi", është vjedhur një gomë e mjetit tip "Nisan", në pronësi të shtetase K.J., 26 vjeçe.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 26.08.2017, ku në Qesarak, janë vjedhur 2 gomat të mjetit tip "Benz Mercedez", në pronësi të shtetasit K.H., 56 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 29.08.2017, ku në rrugën "Petro Cani", janë vjedhur gomat e mjetit tip "Audi", në pronësi Gj.K., 39 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2017, ku në rrugën "Muhamet Deliu", janë vjedhur 3 goma të mjetit tip "BMË", në pronësi të shtetases L.K., 46 vjeçe.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 04.09.2017, ku në rrugën "Dajti", janë vjedhur, 2 goma të mjetit tip "Audi", në pronësi të shtetasit B.Xh., 48 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2017, ku në rrugën "Idriz Dollaku", janë vjedhur 2 gomat e mjetit tip "Mercedez Benz", 43 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku në rrugën "Artan Lenja", janë vjedhur 2 goma të mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit P. Xh., 57 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 24.08.2017, ku në rrugën "Artan Lenja" shtetases M.O., 35 vjeçe kanë tentuar ti vjedhin gomat e mjetit.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku në lagjen "Numër 5", Kavajë, janë vjedhur gomat e mjetit tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit N.I., 40 vjeç.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 05.09.2017, ku në rrugën "Jordan Misja", janë vjedhur 2 goma të mjetit në pronësi të shtetasit A.B., 48 vjeç.
 
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
 
- Goma mjetesh, dadiçekë, disqe mjetesh, kriko, pamje filmike të kamerave të sigurisë në vend dhe mjeti tip "Volksëagen", në pronësi të të arrestuarit, shtetasit Ervis Zervo.
 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të "Vjedhjes", neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com