TIRANE- Policia e Fierit arrestoi te enjten një 41 vjeçare nga Lushnja e cila vidhte çanta e celularë në disa vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Sipas një njoftimi zyrtar, në pranga u vu Rozalina Konomi 41 vjeçe, banuese në lagjen “Gafurr Muço”, në Lushnjë. Arrestimi i saj u bë pasi gruaja nga Lushnja, në tre ditë të ndryshme dhe në tre dyqane të ndryshme në Fier ka vjedhur një çantë, si edhe dy aparate cecularë.
Arrestimi
41 vjeçarja nga Lushnja u arrestua nga blutë e Fierit. Burime nga policia lokale bënë me dije se Rozalina Konomi u kap në flagrancë në afërsi të një dyqani në Fier, nën akuzën e veprës penale të “vjedhjes”, e kryer më shumë se një herë. Konomi shkonte në qytetin e Fierit dhe në datat 22, 29 dhe 30 Gusht të 2015-ës, në dy dyqane dhe një butik ka vjedhur 2 aparate celularë dhe një çantë dore e cila kishte një shumë prej 5500 lekë të reja. Pas denoncimeve të kryera, policia sekuestroi kamerat në këto dyqane dhe pas hetimeve të kryera rezultoi se autore e vjedhjeve është Rozalina Konomi. Po ashtu, dyshohet se 41 vjeçarja mund të ketë kryer edhe vjedhje të tjera në këtë qytet, ngjarje të cilat janë ende në hetim.
Vjedhjet
Më datën 22.08.2015, në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier, 20 vjeçares me iniciale A.M i është vjedhur celular tip “Huëai”. Po ashtu, më datën 29.08.2015, tek butik “Serena”, në lagjen “29 Nëndori”, 38 vjeçares me iniciale E.M, banuese në lagjen “8 Shkurti” në Fier i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte shumën prej 5500 lekë të reja. Gjithashtu, më datën 30.08.2015, në dyqan në lagjen “Apollonia” në Fier, shtetases me iniciale V.C i është vjedhur celulari tip “Samsung”.
Akuza
Mbi 41 vjeçaren Rozalina Konomi bie akuza për veprën penale “Vjedhje“ e kryer më shumë se një herë”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal. Lidhur me arrestimin e saj, materialet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në rrethin e Fierit.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com