Një 45 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia greke pasi në banesë i janë gjetur 45 kg kokainë.
Vaska Leka, u arrestua nga policia në banesën e tij në lagjen Koropi të Athinës. Policia greke gjeti dhe sekuestroi 45 kg dhe 167 gram kokainë, të vendosura në pako të fshehur në një "kasafortë" në mur, 36 nga të cilat me logo të standartizuar ku shkruhej “NBA” në mënyrë që të identifikoheshin.
Brenda banesën policia gjeti dhe 1 armë zjarri kallashnikov bashkë me 2 krehëra me 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Sipas policisë greke, 45-vjeçari vepronte në trafikun e kokainës në Athinë, kryesisht në Athinën Perëndimore dhe në Voria Proastia. Fillimisht ai u ndalua nga efektivët e policisë, në zonën e Kifisias, dhe i gjetën gjet një pako najloni me 17.5 gram kokainë.
Zbulimi i aktivitetit të trafikut të kokainës dhe goditjes së aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe referencës së informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve, detajeve të individëve (profilit), në kuadër të veprime më të gjera të shërbimeve policore.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
VIDEO/ Pakot e fshehura në 'kasafortën' e krijuar në mur, momenti kur policia greke gjen 45 kg kokainë në banesën e shqiptarit
Ky është momenti kur policia greke ka gjetur 45 kg kokainë në banesën e shqiptarit Vaska Leka, në lagjen Koropi të Athinës. Mbi pakot e drogës të feshura në mur ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.