Arrestohet miku i Gavriç, serbit që
planifikoi sulm terrorist në Prishtinë

Arrestohet miku i Gavriç, serbit që<br />planifikoi sulm terrorist në Prishtinë
BEOGRAD - Një 42 vjeçar është arrestuar në Beograd i dyshuar si bashkëpunëtor i Sllobodan Gavriç i cili u arrestua me 13 kg eksploziv në Kosovë, lidhur me dyshimet për sulm terrorist të tij.
 
Lajmi bëhet i ditur nga bazeta serbe 'Blic' sipas së cilës në pranga ka rënë Zheljko Todoroviç, në kuadër të bashkëpunimit të policisë serbe, policisë së  Kosoëvs dhe Eulex për të zbardhur atentatin e mbetur në tentativë të pak ditëve më parë.

Sipas “Blic” Todoroviç është një teknik mekanik dhe miku më i mirë Gavriç, dhe nga telefonatat e përgjuara është zbuluar se i arrestuari ka deklaruar se Gavriç po shkonte në Kosovë me 13 kg eksploziv në automjetin e tij. .

Todoroviç, sipas artikullit të gazetës “Blic”, dy personave që u ka telefonuar u ka thënë se këtë informacion ia ka konfirmuar një qytetar bullgar, i cili dyshohet se është pjesëtar i shërbimit informativ bullgar.

Pas arrestimit, 42 vjecari është marrë në pyetje nga pjesëtarët e Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë, dhe të ministrisë së Brendshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf