Arrestohet miku i Lul Berishës
i bllokohet 'Porsche' dhe 2 armë

DURRËS-Një ditë pas deklaratës së fortë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu për 4 klanet kriminale që veprojnë në Shqipëri, por edhe të ish-ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj se në qytetin bregdetar 64 persona kanë makina të blinduara ka ardhur arrestimi i parë.
 
Miku i Lul Berishës, Marjel Fierza së bashku me shokun e tij Genti Nderjaku u arrestuan nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit për goditjen e elementëve kriminalë dhe bllokimin e pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porche', që drejtohej nga Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan; 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta; automjeti dhe 6 telefona celularë.

Marjel Fierza u ka shpëtuar dy atentateve 
Marjel Fierza njihet si mik i Lul Berishës, ndërsa ka shoqëri edhe me Plarent Dervishin. I arrestuari Fierza evidentohet në një raport të Ministrisë së Brendshme, si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012.

Fierza njihet si djali i një biznesmeni në Durrës, ndërsa emri i tij është i lidhur me përplasjet me Aldo Avdylin. Në atentatin e parë në 2010, ai shpëtoi duke mbetur i plagosur, ndërsa një muaj më pas iu hodh makina në erë me eksploziv. Në 2012 te Ura e Dajlanit makina me të cilën ai po udhëtonte u qëllua me 20 plumba, por sërish Fierza ia hodhi duke shpëtuar.

Policia thirrje qytetarëve: Denonconi grupet kriminale
Policia e Durrësit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion për grupet kriminale dhe pasuritë e vendosura në mënyrë të paligjshme të telefonojnë në 129, ndërsa do t'u ruhet anonimati.
 
Për çdo informacion qytetarët mund të telefonojnë falas në numrin 129, policia ju garanton anonimatin” thuhet në deklaratën e policisë.

[gallery]24125[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë
Zbatim i Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017".
 
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
 
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
 
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017" në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
 
• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;
 
• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porche', me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
 
• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
• 6 telefona celularë.
 
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
 
Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin. 


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime