Një 36-vjeçar i cili 5 vjet më parë kishte urdhëruar trafikimin e një sasie prej 214 kg kanabisi u arrestua në Greqi, me qëllim ekstradimin për në vendin tonë.
Erjon Tola 36 vjeç i lindur në Gjirokastër, është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Durrësit me 11 vite burg, lënë në fuqi edhe nga Apeli për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Tola ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Më datën 21 shkurt 2011 janë arrestuar nga policia dy persona me inicialet Y. C, dhe N.M duke transportuar një sasi prej 214.85 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa.
Nga hetimet rezultoi se ishte Erjon Tola, që u kishte kërkuar për ta transportuar lëndën narkotike për në Durrës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com