Një 28 vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga në Lezhë pasi është kapur me 50 doza lëndë e dyshuar  "Kokaine ".

Burime nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar këtij është vënë në pranga  Arber Hafizi, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij është bërë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar këtij të riu iu gjetën dhe sekuestruan 50 doza lëndë e dyshuar “Kokaine”

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni  283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)