Arrestohet në Shqipëri një nga autorët kryesorë të sulmit me bombë në seline e Partisë Republikane në vitin 1981 në Iran, bëjnë me dije mediat iraniane.
Atentatori emri i të cilit nuk bëhet publike është anëtar i organizates Mujahedin-e Khalq dhe u arrestua në Shqipëri në bashkëpunim me Interpol, tha zëdhënësi i policisë iraniane Saeed Montazerolmahdi gjatë një konference per shtyp.
Gjatë atentatit në zyrat e Partisë Republikane mbetën të vrarë dhjetëra zyrtarë, përfshirë dhe kreun e Këshillit Suprem Gjyqësore, Ajatollah Mohamed Beheshti Organizata e Muxhahedinëve është hequr nga listat e organizatave terroriste në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, Irani vijon ta cilësojë atë si një grupim ekstremist, përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave gjatë akteve terroriste.
Ndalimi i muxhahedinit në Shqipëri nuk është konfirmuar ende as nga policia në vend dhe as nga Interpoli.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com