Në kërkim nga SPAK për atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit, arrestohet në Dubai Elson Reçi

Në kërkim nga SPAK për atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit, arrestohet në Dubai Elson Reçi

Preng Gjini

Është arrestuar në Dubai, Elson Reçi, shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin me tritol ndaj Preng Gjini, në vitin 2020. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Në maj të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit 'Metamorfoza 3', SPAK, goditi 7 grupe kriminale, njëri prej të cilëve drejtohej nga Elson Reçi në Rrëshen.

Policia bën me dije se arrestimi i tij është kryer falë bashkëpunimit me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

'Elson Reçi ishte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale "vrasje për gjakmarrje” e mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, vepra këto të kryera në formë të veçantë të bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal". Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se Elson Reçi ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Preng Gjinit.'- njofton policia.

SPAK zbardhi edhe atentati i vitit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë. Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Elson Reçi.

Në njoftimin e SPAK theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës. Sipas SPAK Edison Reçi drejtonte një grup kriminal në Rrëshen.

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

Elson Reçi, është nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper nga një tarracë pallati në janar të 2020.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur