Sot u zbardh një prej tyre/ 6 vrasje për 4 vite, nga eliminimi i drejtorit të OST-së në 2016 deri tek ekzekutimi i Anton Kelit! Kronologjia e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen

Sot u zbardh një prej tyre/ 6 vrasje për 4 vite, nga eliminimi i drejtorit të OST-së në 2016 deri tek ekzekutimi i Anton Kelit! Kronologjia e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen

4 nga viktimat e ekzekutimeve mes dy familjeve në Rrëshen

2 fise dhe një histori vrasjes që kanë tronditur, jo vetëm Rrëshenin por edhe qytete të tjera të vendit, por edhe kryeqytete të Evropës. Vrasja e cila u zbardh sot ajo e Sajmir Jakut ishte e para mes disa të tillave që kanë nisur kështu historinë e hakmarrjes për pazaret e drogës mes 2 grupeve në Rreshen. Më poshtë janë të renditura 6 vrasje dhe një atentat i rëndë, ku objektivi shpëtoi, që e kanë bërë këtë përplasje mes këtyre 2 fiseve, Reçi dhe Gjini, nga më të përgjakshmet.

Vrasja e Sajmir Jakut

Sajmir Jaku, drejtor i OST për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok. Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “BenzMercedes” në një fshat të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan. Ngjarja mbeti e pasqaruar deri sot, edhe pse për hetimin e saj u angazhua Policia dhe Prokuroria me gjithë burimet e tyre njerëzore. Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autorë. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.

Vrasja e Gaspër Reçit

Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje, ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gaspër Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje. Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vrasja e Kreshnik Gjinit

Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë. Një vajzë e identifikuar me emrin Kristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnik Gjinit, ka pohuar për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri. Daja i tij ishte Sajmir Jaku, ish-drejtori i linjës së Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE. “Ai ndihej i kërcënuar”, ka thënë e dashura e Kreshnik Gjinit në dëshminë e dhënë para hetuesve. Bazuar në historinë e 31-vjeçarit të vrarë, por edhe në dëshminë e dhënë prej së dashurës, hetuesit belgë dyshonin se vrasësit ishin shtetas shqiptarë që mund të kishin vepruar për çështje hakmarrje.

Vrasja e Armando Gjinit

13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Hetuesit, nga ana tjetër, nuk përjashtojnë pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm shumë vite më parë. Por, nisur nga mënyra e ekzekutimit, e cila i ngjan stilit mafioz, hetuesit thonë se ka pak gjasa që të bëhet fjalë për hakmarrje. Në konsideratë është marrë dhe një pistë e tretë, që ka të bëjë me dyshimet e vrasjes për shkak të borxheve. 48- vjeçari njihej si pjesë e grupit të Met Kananit. Vrasja e tij dyshohet se është bërë nga njerëz me pagesë. Viktima, i njohur ndryshe si Tonin Gjini, ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes. Konflikti midis dy familjeve nisi në vitin 2016 për shkak të një ngarkese droge nga Turqia.

Vrasja e Kastriot Reçit

7 janar të viti 2020, Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina 'Mercedes Benz', të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë. Sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik. Kastriot Reçi u qëllua rreth orës 11:00 dhe ishte nisur si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u qëllua për vdekje. Autori, emrin e të cilit policia nuk e ka ende, ishte veshur si grua, me fustan dhe paruke, dhe kishte hipur në katin e shtatë të një pallati rreth 150 metra larg, në apartamentin e mikut të Tonin Gjinit, njohur edhe me emrin Armando, gjithashtu i vrarë vite më parë në Rrëshen, njohur si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018. Mënyra e ekzekutimit dhe zgjedhja pikërisht e këtij apartamenti i çon hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, pasi Reçi, edhe pse zyrtarisht asnjëherë e faktuar me prova, dyshohej të fshihej pas vrasjes së Tonin Gjinit në 12 gusht 2019.

Atentat Peng Gjinit

Atentat për hakmarrje që tronditi Kryeqytetin ishte ajo ndaj 50-vjeçari Preng Gjini  15 shtator 2020 në zonën e ‘Vasil Shantos’ në Tiranë.  Gjini mrekullisht shpëtoi. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.

Vrasja e Anton Kelit

Qyteti i vogël i Rrëshenit u trondit sërish. Në drejtim të 51-vjeçarit Anton Keli u qëllua breshëri plumbash pasditen e 15 dhjetorit 2020, duke e plagosur. Keli, kushëri i Armando dhe Preng Gjinit, nuk mundi t'u mbijetoj plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital. Hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës së konfliktit midis fiseve Reçi e Gjini. Në lidhje me ngjarjen akoma nuk ka të arrestuar, ndërsa po punohet për dokumentimin e provave.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 27/07/2022 07:51

    Henkshin kokat se pastrohen halet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli

Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli