Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash

TIRANE-  Shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë janë goditur nga SPAK në kuadër të megaoperacionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024.

 Nga 50 urdherarreste janë ekzekutuar 20, 14 në Shqipëri dhe 6 jashtë konkretisht 2 në Itali, 1 ne Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë, informoi sot SPAK. Prokuroria e Posaçme ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish Deputetit socialist Arben Ndoka, dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri i cili organizonte lojrat e fatit në këtë qytet dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s. Karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora të shtrenjta dhe makiina të blinduara.   Ndërkohë SPAK ka zbardhur 8 vrasje dhe vrasje të mbetura në tentativë. 

Gjatë kontrolleve të banesave janë sekuestruar edhe armë të mdryshme e municione si dhe vlera të konsiderueshme parash. Në Shkozet të Durrësit Fprcat Operacionale nuk arritën të gjejnë dot Ervis Doçin, por nga kontrollet kanë mbetur të befasuar. Shifra të çmëndura parash dhe bëhet fjalë për miliona euro janë konstatuar në banesë thonë burime të rezervuara. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe automjete mes tyre të blinduara.

Nga ana tjetër listës së personave të arrestuar i shtohet edhe një emër tjetër, Naim Stafuka, vëllai i Enverit të zhdukur prej kohësh pa gjurmë. Burimet thonë se Durim Bani siguroi kushte për të vrarë Marklen Hakën në Nikël të Fushë-Krujës më 21 shtator 2019, ku mbeti e vdekur halla e shenjestrës si pasojë e atentatit në banesë, dhe në këtë ngjarje u përfshi edhe Stafuka.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale (Nr.59, të vitit 2022, i cili është bashkuar me procedimet penale Nr.  66, të vitit 2022, Nr. 33, të vitit 2024, dhe Nr. 50, të vitit 2024), ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje  gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku  përfshihen:

2996,760 Euro cash;

Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

Armë zjarri;

Targa të përshtatura automjetesh;

Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49, datë 15.05.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg”, për 50 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit Leonard Duka; Erlis Duka; Astrit Avdylaj; Endrit Dokle; Arben Ndoka; Fatmir Hyseni; Albert Zaja; Armando Ndreca; Elvis Ndreca; Miri Bruli; Henerigert Mitri; Klodian Shahini; Altin Morina; Marklen Haka; Arjan Tuku; Denis Meta; Naim Stafuka; Samuel Ndoka; Aldo Avdylaj; Santilo Basho; Viktor Imeri; Ervis Doçi; Emiljano Shullazi; Ervis Martinaj; Edison Reçi; Fatmir Troplini; Ardjan Pikli; Tori Xheçuka; Durim Bami; Besjan Xhixha, I.N,  J.K, B.A, O.Z, E.J, K.N, R.L, GJ.C, K.T, E.M, F.K, A.GJ, D.B, D.B, XH.RR, G.B, A.G, F.B dhe E.Z.

Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim të shtetasit Shkelzen Kastrati, ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit Preng Gjini dhe të shkatërrimit të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit Durim Bamit, e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit  Enrik Metra, e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit Durim Bamit, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit Preng Gjini, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.G, L.D dhe A.G, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve Fatmir Hyseni dhe A.H., gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit E.M, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit A.N., gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve Ervis Martinaj dhe Toni Xheçuka, gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast shitje bimësh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi të lëndëve narkotike, në një vend kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufijve, në vitin 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në Republikën e Shqipërisë;

Identifikimi i autorëve të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë viteve 2019-2020;

Identifikimi i autorëve të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve, për disa raste kriminale, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të një rasti të organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorit të një rasti të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorit të një rasti të shpërdorimit të detyrës, nga persona që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorëve të një rasti të goditjes ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;

Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale.

Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze  për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj.

Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë  edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj  dhe Arben Ndoken, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bamin etj.

Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T.B, të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bamit. Po kështu Emiljano Shullazi siguron informacione për lëvizjet e Durim Bamit. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokes dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit Preng Gjini, ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. Edison Reçi, ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit Preng Gjini.

Shtetasi Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Edison Reçi, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti Arben Ndoka;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri,

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me Klodjan Shahini 

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale Altin Morina dhe A.P.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodjan Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri, në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjoka, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami në bashkëpunim me shtetasin Altin Morinën (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

7 grupet kriminale të shkatërruara
Ervis Martinaj       Fushë-Kuqe
Arben Ndoka         Lezhë
Emiljano Shullazi  Durrës
Astrit Avdulaj        Durrës
Durim Bami          Fushë-Krujë
Duka-Hyseni         Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi           Rrëshen

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka

1716052741_shullazi.jpg

Grupi i Shullazit në gjyq dhe Saida Dollani

Në kuadër të operacionit që goditi 7 grupe kriminale SPAK ka hedhur dritë edhe mbi dhunimin që i është bërë bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për krime të rënda, Saida Dollani. Ashtu siç raporton gazetari Elton Qyno në vitin 2019, edhe në bisedat e SKY të zbardhura nga SPAK, ka rezultuar se organizator i rrahjes brutale dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares Saida Dollani, është Emiljano Shullazi.

Policia në atë kohë arrestoi një person, por shumë shpejt ai u lirua dhe më pas çështja për akuzën e “Kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe rrahjes së burrit të Saida Dollanit u pezullua nga prokuroria e Tiranës, për mungesë autori. Megjithëse në raportimet e para dhe dyshimet krijonin bindjen e forta se gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani, të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit, e 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. 

Sipas gazetarit Qyno referuar dosjes penale të finalizuar tashmë nga SPAK me 50 persona të arrestuar, njerëzit kryesorë që kanë bërë të mundur rrahjen brutale të burrit të Saida Dollanit, janë Emiljano Shullazit, ish-deputeti i PS Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.

Burri i gjyqtares, Dollani denoncoi në 2020 se u kërcënua me pistoletë në prill të një viti më parë, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. 

Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda" është shprehur mes të tjerash burri i gjyqtares.

Ora 18:06
Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë

1581153961_durimbami.jpg

Foto: Durim Bami

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

"Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës'

Më 14 Mars të atij viti  efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani.

Ora 16:58
Saga e vrasjeve/ Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë

1716044485_prenggjini.jpg

Preng Gjini

SPAK ka zbardhur atentatin e vitit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë. Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi.  Në njoftimin e SPAK theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

15 shtator 2020

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

Ora 16:55
Aleanca e luftë mes bandave/ Bami me Dukën do vrisnin Martinajn e ish deputetin e PS Ndoka! Bosi i basteve me Shullazin e Avdylajt do eliminonin Durimin

TIRANE-  Shtatë grupe të strukturuara kriminale me fuqi të jashtëzakonshme në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, grupe që vetë Prokuroria e Posaçme kujdeset të evidentojë se kishin  karakteristikë dhunën e egër të treguar në kryerjen e krimeve dhe që u zbuluan falë dekriptimit të bisedave në Sky ECC ishin të ndara në kampe lufte me njëri-tjetrin.

Nga hetimet e kryera SPAK ka zbuluar 2 aleanca të fuqishme që kanë vënë përballë 4 grupe kriminale kundër dy të tjerave. Në qendër të kësaj lufte ishte emri më i rëndësishëm prej të gjithëve Ervis Martinaj.

Martinaj do vriste Durim Bamin
Grupi kriminal i Martinajt ishte në aleancë të ngushtë me grupin e Lezhës, atë të drejtuar nga ish deputeti i PS-së Arben Ndoka. Martinaj dhe Ndoka, me qëllim luftën ndaj armiqve të tyre, grupin e Durim Bamit me Dukat dhe grupin Hyseni në Vlorë, si përforcim, kishin kontaktuar për realizimin e krimeve një grup tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit, të drejtuar nga Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdulaj.  Shullazi dhe Avdulaj, edhe pse në burg, ndihmonin Martinajn dhe Ndokën.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë  edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.

Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bami. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka.', thuhet në njoftimin e SPAK.

Ish bosi i lojërave të fatit Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur që prej verës 2022, kontaktoi me Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar burgun dhe i kërkon vrasjen e Fatmir Hysenit.  Nga ana tjetër Shullazi kontakton me një person me iniciale T.B të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bamit, për të cilin kishte siguruar informacione dhe ia kishte vënë në dispozicion edhe ish deputetit Ndoka në Lezhë.

Durim Bami me Dukajt do te vriste Martinajn dhe Ndoken 
Grupi i Durim Bamit evidenton SPAK spikat në zonën e Fushë Krujës dhe ka qenë në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Për t’i bërë ballë kësaj lufte me këto dy grupe kriminale Bami bën aleancë me armiqtë e betuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin. Qëllimi kryesor i kësaj aleance ishte eliminimi i Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës.

'Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leoanard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.', thuhet në njoftimin e SPAK.

Perplasja Martinaj-Duka

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, kur u bë denoncimi në polici prej xhaxhait të tij për humbjen e kontakteve. Ervis Martinaj gjithashtu është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. 

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës.

Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon. Përveç krahut të tij të djathtë, Martinajt i është ekzekutuar Fabjol Gaxha në përplasjen e bllokut si dhe kushëriri i tij Brilant Martinaj në korrikun e vitit 2022.  Ndërkohë Leonard Duka është arrestuar në Belgjikë, falë Interpol dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri. Sa për Martinaj, ende nuk dihet se cili është fati i tij.

Grupi i Edison Recit 
Gjithashtu SPAK ka evidentuar edhe ekzistencën e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi, i fisit të famshëm të Reçëve në Rrëshen, nipi i Kastriot Reçit. Me qëllim hakmarrjen Reçi ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit më 15 shtator 2020, atentat që dështoi por Gjini mbeti i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte.

Ora 15:45
Drejtori i policisë Lezhë në 2020 me shefin e trafiqeve drejtonin kultivimin e kabanisit, me Pëllumb Gjokën organizonte lojërat e fatit! Report Tv siguron foton e Henerigert Mitri

1716039522_henerigertmitri.jpg

Foto: Henerigert Mitri

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e katër punonjësve policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Përkatësisht: Henerigert Mitri i cili në atë vit ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Klodian Shahini me detyrë në atë vit Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

Mitri me Shahinin dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën, Mitri organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës. 

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e ish-drejtorit të Drejtorisë Vendore të policisë së Lezhës, Henerigert Mitri

Eshtë është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini  dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjokën, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Po kështu bashkëpunonin me grupin kriminal dhe 2 efektivë të Repartit Special RENEA, Altin Morina, dhe A.P. 

Ora 15:14
Tre milion euro cash, ora me vlerë 500 mijë euro e makina luksoze Çfarë sekuestroi SPAK gjatë megaoperacionit

SPAK ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë orët e fundit për të goditur kokat e grupeve kriminale.

Nga fotot e publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 3 milion euro cash, bizhuteri, ora dhe makina të sekuestruara.

Pasuria në total e sekuestruar është 4.5 milion euro. Ku përfshihen:

2,996,760 Euro cash;
Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
Armë zjarri;
Targa të përshtatura automjetesh;
Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj., thuhet në njoftimin e SPAK. 
Ora 15:03
Operacioni i SPAK/ Arrestohet kreu i ‘Klanit Duka’, armiku i betuar i Ervis Martinajt! Po kërkonte azil në Belgjikë

TIRANE-  Një tjetër urdhër i Gjykatës së Posaçme që ka lidhje me operacionin e fundit të SPAK, është ekzekutuar jashtë territorit shqiptar. Burimet bëjnë me dije se është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka.

Ai njihet si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinaj. Duka një nga njerëzit e kosideruar se më të kërkuar nga policia shqiptare, u arrestua edhe me heret pikërisht në datën 14 shkurt 2023 në Belgjikë, por pasi ka qënduar disa muaj i arrestuar, masa ndaj tij është zbutur në pritje të ekstradimit ndërkohe ai vete ka kërkuar azil në këtë shtet.

Nxjerrja e një vendimi të dytë me masën “arrest me burg” ndaj tij duket se e ka renduar pozitën dhe ai është prangosur serish nga autoritet e Belgjikës. I konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Leonard Duka aktualisht po gjykohet në mungesë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka qënë e njohur në rrethet kriminale. Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; tsi dhe vrasje në Milot disa ditë më vonë e Klisman Preçit ku mbeti i plagosur  rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi janë njerëzit  që janë sulmuar dhe eliminuar pasi kanë qënë krahu  Martinajt.

Ora 13:25
Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

TIRANE- Mes më shumë se 40 urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë,i cili u arrestua më 18 maj. Naim Stafuka  dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës, që ka ndodhur në vitin 2019 në Fushë Krujë, natën e termetit të 21 shtatorit por për këtë ngjarje përflitet edhe Durim Bami nga Nikla.

Për të thuhet se ka krijuar kushtet për të vrarë Marklen Hakën. Nuk dihet nëse vrasja e tij ishte një porosi nga një tjetër grup criminal, apo Stafuka dhe Bami kishin hesapet e tyre. Emri i Naim Stafukës  është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Shpërthimi ndodhi  në vendin ku në 2015 u rrëmbye vëllai i tij Enver Stafuka. Tre persona të maskuar e morën në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm. Ndërkohë Durim Bami sipas përgjimeve të SPAK, të përfituara nga mesazhet në aplikacionet e koduara nga mik me Avdylajt kishte kaluar në armiqësi. Këto mesazhe tregojnë se Astrit që ishte drejt I grupit, dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan të vrisnin. 

Ora 10:20
Operacioni i SPAK, emrat e zbardhur mes 50 urdhërarresteve

1715964609_spak.jpg

Gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Keti Banushi siguron emrat e disa prej 50 personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti deri tani nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO.

Mes 50 urdhërarresteve janë

1- Leonard Duka - I arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos
2- Erlis Duka  - Në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos
3- Astrit Avdylaj - Shijak në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
4- Durim Bami - në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën
5- Endrit Dokle -  ish-anëtar i bandës së Durrësit në kërkim
6- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS -  Në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza 
7- Fatmir Hyseni alias Doçja  - Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës
8- Albert Zaja, I arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
9- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca - Në kërkim pasi u lirua pak ditë më parë 
10- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
11- Miri Bruli-  Kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë
12 - Henerigert Mitri- Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe
13- Klodian Shahini - ish punonjës policie kufitare
14 - Altin Morina - Ish efektiv i RENEA-s
15- Marklen Haka -disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,
16- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
17- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
18- Naim Stafuka - Fushe Kruje - I Arrestuar 
19- Samuel Ndoka - nipi i Arben Ndokës
20- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje
21- Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg
22- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg
23- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”
24. Emiljano Shullazi - Ne burg
25.Ervis Martinaj -  I zhdukur
26 Edison Reçi - I dyshuar për vrasjen për gjakmarrje mbetur në tentativë, të Preng Gjinit, shkatërrim të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës
27.Fatmir Troplini 
28.Ardian Pikli
29.Tori Xheçuka - I dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit Enrik Metra e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burreli
30. Besjan Xhixha 
S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3konshi: 19/05/2024 10:39

    si ka mundësi që koka e gjith krimeve as nuk përmenet ktu.. Hiq grupin e Pojës që e ka aleat pjesa tjetër jan të gjith nën urdhërat e perandorisë së Altin L. Ka mbi 15 vjet që munohet me çdo gjo,shtet gjykata e televizione për të myll mren kundërshtarin e vet E.SH.. shteti ,prokuroria e gjykata e din shum mir kush ka pas dor te Edisoni e te shum vrasje të pa zbulume..

    Përgjigju
    • 4konshi: 19/05/2024 15:23

      Po ti thuaja emrin o trim qe eshte Altin Lame, ai qe urdheroi te qellohej edhe Top Channel ku u vra roja i shkrete. Thuaje qe Gilmando Dani ka dale nga burgu etj apo dhe anonim nuk ta mban? Shullazi ja futi vetes duke bere zhurme, ndersa Altin Lamen as keta gazetarucet nuk e permendin. Megjithate nese keta denohen per te gjutga akuzat eshte nje hap perpara.

  • AltinTop: 19/05/2024 10:27

    Per kuriozitet, keto te Prokurorise te Pergjithshme per ca e marrin rrogen?

    Përgjigju
  • grupi i ri...: 19/05/2024 01:56

    po mor po,,po doli me i forte bami dhe duka,,e shkrine grupin e martinajt,,,tani e ka radhen grupimi shullazit...do e dergoje bami kete shullazin te shullohet ne sharre...

    Përgjigju
    • Qorri: 19/05/2024 19:30

      Është Olsi që lëviz fijet. Duri si Brilanti shumë shpejt. Informacionet që u jepen mediave thjesht sa për të "ngrënë kokat e tyre". Do mbijetoj vetëm Altin Lame. Mos u mërzitni

  • Maks: 18/05/2024 18:18

    Ajo qe rezulton eshte e frikshme. Prokuroria duhet te kryeje detyren e saj ne menyre te plote dhe shteruese. Duke hetuar e ngritur akuze mbi rekrutimin ne PS, kandidimin me qellim te elementeve te krimit te organizuar te narko-vrasesve si Ndoka, Frroku, vecanerisht ndermjetesit ne aktivitet Tom Doshi te kryer ne bashkepunim dhe nen drejtim te Edi Rama. Vec Tahirit, Kokes, Ahmetaj, "Akullores" e dyzinave te zyrtareve te rrethit te besuar te Rames hetimet e fundit dhe arrestet qartazi provojne dimensionin politik te krimit te organizuar shqiptar qe drejtohet nga Edi Rama. Per aq sa vlen, mund ta mbajne pa merak Berishen ne burg deri ne vdekje madje, por nuk mund temos kryejne detyren dhe arrestojne e gjykojne nje kriminel kaq te rrezikshem si Edi Rama.

    Përgjigju
  • hlmali: 18/05/2024 18:12

    SHTETI YNE E PRANON VETE QE BASHKEPUNON ME BANDAT,,,SE AS I ARRRESTON DERI TANI ASNJERIN,,,,BILES NJERIN E PRANON VETE E LIROI DISA DITE ME PARE VELLAIN E DEPUTETIT NDRECA...

    Përgjigju
  • Dardan: 18/05/2024 16:59

    Po kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Berisha kur do te perfundoje ne qeli?!

    Përgjigju
  • Mitri: 18/05/2024 16:49

    Kto policet ishalla i niqin ne byce aty mrena

    Përgjigju
  • Autokton Kruje: 18/05/2024 16:15

    Allahu e nxjerr të pabesin edhe sikur gjithë bota të dëshmojë në mbrojtje të tij. Ai që i ngren kurth mikut veç dhimbje i provoftë zemra .

    Përgjigju
    • Vlora: 19/05/2024 19:47

      Te lumt vlla

    • Vipi: 18/05/2024 17:33

      Amin!

  • Lushka: 18/05/2024 16:05

    Po ore po sekuestro show tv e pastaj te lire e ne funskion si gjithmone i pastroni nga xhepat ju te spakut pastaj ja kaloni gjykatave te rretheve. Muhabete alla shqiptarce. Ka me shum se 6 vjet e me ofl e me ku di un cfare keni kapur bastarde qe i eshte prishur interesi edhe i klasifikoni ne grupe kriminale e grup te strukturuar. Show mediatik vazhdon e kaviet qe i shikojne brohorasin. Spak do kapi ilir meten e saliun do ti fusi ne burg...ah medet po u be ky vend me spak un nuk do jetoj me ne shqiperi... do iki te jetoj prane ish ministrit Ahmetaj...

    Përgjigju
    • Vlora: 18/05/2024 17:34

      Fiks.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty