Arrestohet në Gjirokastër i kërkuari, Drini Aliko

/ATSH-Gjergji Mima/ - Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Drini Aliko i shpallur në kërkim
"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , Specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, më datën 14.11.2014, në një lokal në aksin rrugor Gjirokastër - Kordhocë poshtë fshatit Lazarat , kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Drini Aliko, vjeç 36, banues në Lazarat,Gjirokastër, i cili në momentin e kapjes nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë", thuhet në njoftimin e Policisë.
"Ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 21.06.2014, në karburantin e tij "IP", si dhe mbrapa karburantit që është një sipërfaqe toke e blerë nga Drini Aliko, në rrugën Kordhocë- Lazarat , mbi ish ndërtesat e Pularisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armë luftarake të kalibrit të ndryshëm, granata dhe municione të ndryshme, tritol , e lëndë narkotike, tre automjete, nëntë gëzhoja arme zjarri luftarake, armë dhe mjete të cilat dyshohet se janë perdorur nga ky shtetas e persona të tjerë për të kundërshtuar me armë forcat e policisë gjatë zhvillimit të aksionit kundër kultivimit të Cannabis Sattiva në fshatin Lazarat", thekson Policia.
Sipas Policisë, "Ndalimi këtij shtetasi u bë për veprat penale "Vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentativ e kryer në bashkëpunim", "Prodhim dhe shitje e lëndve narkotike" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 79/b-22 e 25,283,e 278/3 i K. Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë" .

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?