Greqi, arrestohet shqiptari i akuzuar se ka sulmuar seksualisht 27 vajza të mitura. Një shqiptar është arrestuar nga policia helene pasi është akuzuar se ka sulmuar seksualisht 27 vajza të mitura të moshës 13-15 vjeç. 

Mediat greke kanë publikuar sot emrin e shqiptarit i cili akuzohet se ka sulmuar 27 vajza të mitura në Greqi. Ai është 46 vjecari Shpëtim Hajderaj.

Mediat shkruajnë se zakonisht shqiptari priste vajzat në momentin që ato dilnin nga shkolla dhe më pas tentonte t’i fuste në kurth.

Nga hetimet rezulton se sjelljet e tij kanë nisur në shtator të vitit 2015 dhe kanë vazhduar intensivisht deri në arrestimin e tij. Sipas të përditshmeve ai shihej shpesh me bicikletë dhe i mashtronte vajzat duke u paraqitur si një i afërm i prindërve. Policia e arrestoi pasi ndaj tij ishin ngritur një sërë akuzash.

Prindërit e vajzave kishin dëshmuar se një i panjohur qarkullonte me biliçkletë dhe ngacmonte vajzat. Gjykata vendosi masën arrest me burg për shqiptarin, i cili u arrestua para pak ditësh.