GREQI- Ka marrë fund arratia e një shqiptari të dënuar me 30 vite burg për trafik droge në Turqi. Duke u përpjekur që t'i shmangej dënimit dhe për të gjetur një mënyrë të fshehtë për t'u kthyer në atdheun e tij, ai ishte arratisur nga shteti turk drejt Greqisë.
Por, pasditen të shtunës, policia e Janinës zbuloi se shqiptari ishte një trafikant droge, i dënuar me 30 vite burg dhe i kërkuar ndërkombëtarisht bazuar në urdhrin e lëshuar nga Interpoli turk.
Shqiptari i arratisur u vu në pranga nga polica greke dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Janinës ,e cila ka urdhëruar qëndrimin e tij në paraburgim dhe tashmë ka nisur procedura për ekstradimin e tij në vendin që e kërkon.