Arrestohet në Holandë autori i 
atentatit ndaj Florenc Capjas
Foto/Autori Shkëlzen Hasanpapaj,19 vjeç
Arkiv/Të gjitha lajmet për fisin Çapja

Arrestohet në Holandë autori i <br />atentatit ndaj Florenc Capjas<br />Foto/Autori Shkëlzen Hasanpapaj,19 vjeç<br />Arkiv/Të gjitha lajmet për fisin Çapja
Shkëlzen Hasanpapaj, 19 vjeç, autori i atentatit ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, në 6 qershor qershor të vitit të kaluar, është arrestuar këtë të martë në Hollandë. 

Hasanpapaj u identifikua nga policia pas një hetimi të gjatë nga Prokuroria e Elbasanit.

Ai ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë pas atentatit të kryer ndaj Florenc Çapjas në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa largohej me nxitim nga vendi i ngjarjes. 

Çapja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e shkurtit të vitit të kaluar pranë hotel Universit, i shpëtoi sulmit të Hasanpapajt. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur miku i tij dhe një punonjëse e policisë e cila ndodhej pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi me armë.  

Ndërkohë, 19-vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj është arrestuar nga policia rreth dy javë pas ngjarjes, në 22 qershor të vitit të kaluar, pasi drejtonte motorin pa leje.

Ai është liruar më pas nga gjykata. 

Ndërkohë, i riu dyshohet si pjesë e grupit që kreu atentatin ndaj Çapjave pranë Hotel "Univers", ku humbën jetën tre anëtarë të fisit, ndërsa u plagosën disa të tjerë. 

Ngjarja u tha se ka lidhje me konfliktet e vjetra mes fiseve Çapja dhe Mema

Gjatë këtij sulmi mbetën të vdekur Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli të cilët u qëlluan me kallashnikov në lokalin e Çapjave. Ndërsau plagosën Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja, Arnold Çapja dhe Erdis Sulku.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë thanë për Shqiptarja.com se kanë nisur procedurat e ekstradimit nga Holanda të 19-vjeçarit Shkëlzen Hasanpapaj. 

capja
(Florenc Çapja, objektiv i atentatit të Hasanpapajt)

Hasanpapaj u arrestua në qershor, drejtonte motorin pa leje
Shkëlzen Hasanpapaj, banues në Elbasan, u arrestua nga policia në muajin qershor të vitit të kaluar, disa ditë pas atentatit ndaj Florenc Çapjas. 

Arrestimi i 19 vjeçarit u bë në datën 22.06.2016, pasi në lagjen “Viserion Xhuvani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

shkelzen hasanpapaj
(Arrestimi i Hasanpapajt në 22 qershor 2016)

Ai është lënë i lirë më pas nga gjykata. Pas këtij momenti Hasanpapaj është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë i ndihmuar nga tre persona të tjerë. Nga ku më pas ka shkuar në Holandë.

hasanpapaj
(Autori i sulmit ndaj Çapjave, Shkëlzen Hasanpapaj, 19 vjeç)

hasanpapaj

(Hasanpapaj duke u larguar pas sulmit)

Si i shpëtoi atentatit Florenc Çapja
Në datën 6 qershor të një viti më parë, në qendër të qytetit të Elbasanit iu bë atentat me armë zjarri Florenc Çapjes. Në drejtim të automjetit të tij tip "Golf 5" i blinduar ku udhëtonte Florenc Çapja dhe miku i tij, Bledar Muça, u qëllua disa herë me armë zjarri tip kallashnikov. Plumbat kapën edhe një automjet tip Ford Focus me targa AA 234 TR.

I plagosur mbeti miku i Florenc Çapjes, Bledar Muça, ndërsa gjithashtu e plagosur mbeti edhe një efektive e policisë së Elbasanit. 

Muça është një nga personat që u plagos në lokalin e atentatit të 3 shkurtit të një viti më parë në Elbasan, ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. 

Atentati i 6 qershorit 2016 ndaj Çapjas dhe Muçës ndodhi vetëm pak metra larg Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë së Elbasanit dhe pranë ish- spitalit të vjetër kirurgjik. 

Kamerat e sigurisë të një lokali aty pranë fiksuan autorin e atentatit teksa largohej me nxitim. Ai është identifikuar dhe autori i sulmit është 19 vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj. 

<a style=capja" src="http://www.shqiptarja.com/foto/271932.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 357px;" />
(Makina në të cilën ndodhej Florenc Çapja)

Plagosja e polices
Dy breshëritë e kallashnikovit kanë tronditur zonën më të frekuentuar të Elbasanit. Ka qënë paradite, ku vetëm 5 metra prokurorisë e gjykatës së këtij qyteti dhe vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, një person i veshur si ushtarak ka qëlluar dy herë me breshëri në tentativë për të vrarë Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Nga breshëritë e automatikut veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë. Matilda Kërmezi 49-vjeçe është punonjëse në sektorin e analizën pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Ajo ka marrë një plumb në pjesën e gjoksit dhe nga sa mësohet është jashtë rrezikut për jetën.

Kërmezi ka marrë ndihmën e shpejte dhe se sipas policisë ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen por është goditur aksidentalisht.

Burime nga policia thanë se në momentin e ngjarjes, zona ka qënë e mbushur me njerës. Nga plumbat e armës, është dëmtuar dhe një automjet tjetër tip “Ford Fokus” me targa AA 234 TR, por fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar.

Hasmëritë mes Çapjave e Memave, 12 të vdekur, vetëm dy në burg
Teksa policia dhe prokuroria e Elbasanit prej disa vitesh punojnë për identifikimin e autorëve të kasapanës së vrasjeve në qytet, duket se shkaqet kryesore të krimit të trefishtë që tronditi shtetin janë, pikërisht tek mos funksionimi i zinxhirit polici-prokurori-gjykatë.

Dy institucionet e para deri diku janë munduar të bëjnë detyrën duke arrestuar vrasësit apo shpallur në kërkim emra konkretë, por më pas puna është zbehur tek gjykatat që kanë sjellë lirimin e autorëve të arrestuar për një seri krimesh.

Nga të dhënat që “Shqiptarja.com” ka mbledhur në këtë hasmëri 10 vjeçare që ka shënuar 12 të vdekur, momentalisht në burg ndodhen vetëm tre persona, të cilët janë Armand Llakaj me nofkën “Çekrezi” i dënuar 25 vjet burg, i afërm me familjen Çapja, Marjus Tafa i dënuar me 23 vite burg, të dy të akuzuar për vrasjen e kushëririt të Fadil Memës, Roland Rexhepit “Doda” dhe Armand Hasani i afërmi i familjes Mema, dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Sokol Çapjas.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja