Prej disa ditësh është arrestuar në Londër Korado Gështënja, 35 vjeç, i kërkuar nga SPAK si i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi është kryer nga autoritetet britanike në bashkëpunim me Interpol Tirana, BKH dhe skuadrën kombëtare britanike të ekstradimeve në NCA,

Gështënja përdorte në Britaninë e Madhe edhe mbiemrin Kështenja dhe identitetin e rremë James Martin. Ai kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A. 

Ai po mbahet në paraburgim në Londër ndërsa seanca e radhës për ekstradimin drejjt Shqipërisë do të mbahet  më 2 shtator

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vëzhgimin dhe rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar 2020.

Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak ku mbajt peng dhe u torturua. Ndonëse trupi i tij nuk është gjetur ende, prokuroria ka provuar se rrëmbimi i Prengës ishte porositur si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga.

Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi.

Lajmi në përditësim