KUKES- Policia e shtetit ka arrestuar gjatë një operacioni surprizë Ajdin Sejdinë.

Sejdia është një nga biznesmentët e përfolur për gropën e hapur dhe lënë prej vitesh në mes të kryeqytetit Shqiptar si dhe për skemat e tij të mashtrimit fianciar.

Ende nuk dihet pse arrestimi i tij është bërë pikërisht në këto moment ku Sejdia prej disa kohësh i rikthyer në shqipëri ushtronte aktivitetin e tij si aksioneri kryesorë i një parku industrial në Spitall të Durrësit.

Ndërkaq Sejdia prej kohësh lëvizte dhe jashtë Shqipërisë pa u ndaluar dhe pse policia bënë me dije se ndaj tij ekzistonte një urdhër kërkimi nga Interpoli.

Menjëherë pas ndalimit policia e qytetit të Kukësit është detyruar ta shtrojë Sejdian në spital pasi ai ka patur luhatje tensioni dhe nuk është ndjerë mirë.

A1Report ka siguruar dokumente të super biznesit të shtetasit kosovar Ajdin Sejdisë, ku i regjistruar pranë QKR-së me firmën Sky Master PROJEKT HOLDING prej vitit 2010 biznesmeni rezulton aksioneri i vetëm.

Kjo firmë në aktivitetin e saj rezulton të jetë aktive në fushën e hidrokarbureve , energjisë elektrike, mineraleve, si dhe ndërtimin e një fabrike kripe, të drejtën e hapjes së bankave të nivelit të dytë.

Sejdia rezulton si person i njohur dhe më parë për autoritetet e drejtësisë pasi është ekstraduar nga autoritetet zviceriane për llogari të Interpol Tirana, pasi akuzohej për mashtrim në shuma të konsiderueshme monetare ndaj shtetasve shqiptarë.


arrestimi sejdiaj





Ekstrakt Historik për subjektin në emër të Sejdiaj