EMRI/Arrestohet në pikën kufitare të Kakavisë 58-vjeçari i dënuar me 1 vit burgim për falsifikim dokumentesh

EMRI/Arrestohet në pikën kufitare të Kakavisë 58-vjeçari i dënuar me 1 vit burgim për falsifikim dokumentesh

Foto ilustruese

Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kakavisë teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

58-vjeçari i identifikuar si Alfred Lelaj ishte shpallur në kërkim pasi u dënua me 1 vit burgim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Arrestimi i Lelajt u bë në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.

“Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki