SARANDE- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës pasi është gjetur në automjetin e tij 8 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis.
Shtetasi Orest Papa, banues në fshatin Sopik, po tentonte të kalonte drejt Greqisë rreth orës 08:38, kur gjatë kontrollit të automjetit tip “Mercedez –Benz”, me targa AA513FR, i është gjetur lënda narkotike.
35-vjeçari kishte fshehur lëndën narkotike në gomën rezervë të vendosur në bagazhin e automjetit me 16 pako. Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com